LAJMI I FUNDIT:

Keni ndjenjën e pakëndshme të fryrjes pas pirjes së qumështit?

Keni ndjenjën e pakëndshme të fryrjes pas pirjes së qumështit?

Ndjenja e fryrjes apo ngërçet në bark mund të jenë pasojë e jotolerancës ndaj laktozës

Në mënyrë që organizmi çdo ditë të sigurojë përbërës me vlera të larta nga qumështi, posaçërisht kalciumin, pini qumësht me përmbajtje më të vogël të laktozës, transmeton Telegrafi.

Vlerësohet që sot pesë për qind e popullatës evropiane, gjithashtu edhe e banorëve të shtetit tonë, kanë vështirësi me tretjen e laktozës së sheqerit të qumështit, tek ata organizmi nuk prodhon mjaft laktozë apo fare nuk e prodhon enzimat tretës të cilët zbërthejnë laktozën e sheqerit të qumështit në sheqer të zakonshëm.


Te këta persona laktoza arrin në zorrën e trashë e pazbërthyer, që mund të shkaktojë fryrjen, ngërçet, por ndonjëherë edhe dhembje në bark.

1832301_1437743206

Për t’u konstatuar prania eventuale e problemit të jotolerancës ndaj laktozës, është e nevojshme të këshilloheni me mjekun.

Mjeku, për të caktuar diagnozën, do t’ju rekomandojë shmangie të përkohshme të konsumimit të qumështi në periudha të shkurtra kohore.

Nëse në atë periudhë simptomat nuk shfaqen, në shumicën e rasteve nuk është e nevojshme të bëhen hulumtime, por është e domosdoshme t’i përshtatet ushqimi problemit të jotolerancës ndaj laktozës, e që akoma do të mund të konsumoni qumësht, por me më pak laktozë. /Telegrafi/

lactose-intolerance-milk_22590535-660x400

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori