LAJMI I FUNDIT:

Aksion i konfiskimit të armëve në Lagjen Pejton (Video)

Aksion i konfiskimit të armëve në Lagjen Pejton (Video)

Në rubrikën ‘Policia’ në kuadër të emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’ është transmetuar një aksion policor në të cilin dy persona janë shoqëruar në polici për shkak të gjuajtjes me armë.

Në rubrikën ‘Policia’ në kuadër të emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’ është transmetuar një aksion policor në të cilin dy persona janë shoqëruar në polici për shkak të gjuajtjes me armë.


Aksioni është realizuar më 24 shkurt të vitit 2015 në lagjen Pejton të Prishtinës, afër ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese.

Rreth orës 02:20 pas mesnatës policia ka marrë informacion se në këtë lagje janë dëgjuar të shtëna armësh.

E kjo sipas policisë ka ardhur pas një përleshje mes disa personave.

Policia ka arritur t’i identifikojë disa persona, dy prej tyre janë shoqëruar në stacion policor.

Njëri nga të dyshuarit kishte hedhur armën e tij dhe kishte ikur.

Arma e të dyshuarit ka qenë e mbushur me dy fishekë.

Policia ka arritur ta lokalizojë vendin dhe ka konfiskuar disa armë.

Në vendngjarje janë  bastisur edhe disa makina.