Brenda muajit prillit të vitit 2018 të gjitha modelet e makinave në Bashkimin Evropian do të shiten me një sistem automatik emergjence. Sllovenia është vendi i parë nga Unioni qe e ka adoptuar këtë teknologji. Në këtë qendër emergjencash, programi i quajtur eCall është aktualisht aktiv. Drejtuesit e qendrës shprehen se kjo teknologji mund ta përmirësojë shërbimin e emergjencave me të paktën 50 për qind.
eCall është një pajisje që instalohet në një makinë dhe në rast aksidentesh ose kur hapen air-bagët ajo aktivizohet. Në rast rreziku, sistemi dërgon të dhëna së sistemin e emergjencës siç mund të jenë vend-ndodhja ekzakte e automjetit, drejtimi në të cilin po lëvizte makina, sa pasagjerë ka në bord, llojin e lëndës djegëse që përdor, etj.
Kjo pajisje teknologjike mund të instalohet lehtësisht edhe në makinat e vjetra, kundrejt një kostoje që mund të përballohet nga çdokush. Megjithatë eCall ka një problem serioz. Një pengesë e madhe që është ngritur përballë këtij novacioni është ajo e dhunimit të privatësisë së qytetarëve. Por, prodhuesit thonë se shqetësimi i trajtuar edhe në Parlamentin Europian është i pakuptimtë, pasi e-call jep informacione vetëm në rast rreziku.
“Ideja bazike e këtij programi është që të shpëtojë jetë njeriu. Në bazë të një përllogaritjeje paraprake, e-call mund të shpëtojë deri në 2000 jetë njerëzish në Evropë, në rast se do të miratohet.
Me përmirësimin e teknologjisë, aksidentet rrugore që prej vitit 2001 kanë ardhur në rënie në bazë të të dhënave të publikuara nga Bashkimi Evropian. Ekspertët thonë se ky aspekt mund të përmirësohet edhe më tej me instalimin e pajisjes e-Call. Një gjë e tillë do të bënte të mundur një përgjigje më të shpejtë nga njësitë e emergjencave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Prezantohet gjenerata e re Tiguan e Volkswagen
Vendet evropiane ku është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pallto dimërore
Nga sot, të gjitha veturat e reja duhet ta kenë këto pajisje - këto vlejnë për vendet e BE-së
Lamborghini regjistron shitjet më të mira të tremujorit të parë më 2022
Supozohej të ishte një model elektrik, por Mercedes-Benz CLA do të ketë motor me benzinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje