LAJMI I FUNDIT:

Ja pse u ndalua Facebook në Spitalin e Gjilanit (Video)

Ja pse u ndalua Facebook në Spitalin e Gjilanit (Video)

Në Spitalin Regjional të Gjilanit është i ndaluar rrjeti social Facebook. Vendimin për këtë e ka marr drejtori i këtij spitali në bashkëpunim me kolegët, duke marr shembull disa shtete evropiane, ku ka shërbyer me herët, njofton Klan Kosova.

E, në pamundësi për t’ia ndalur rrjetin 3G dhe 4G, punëtorëve gjatë orarit të punës, drejtori Besim Gruda thotë se mund t’u ndalë edhe telefonat punëtorëve.

Me vendimin janë pajtuar punëtorët, por ka edhe prej atyre që thonë se vendimi i tillë duhet të rishqyrtohet.