LAJMI I FUNDIT:

PVD merr pjesë në zgjedhjet e Serbisë

PVD merr pjesë në zgjedhjet e Serbisë

Partia për Veprim Demokratik e Luginës së Preshevës do të marrë pjesë e pavarur në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Bartëse e listës e kësaj partie do të jetë kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani.
Ajo është e dyta në listë, pas Fatmir Hasanit, profesor i kimisë nga Bujanoci dhe anëtar i Kryesisë së së PVD-së.

Ardita Sinani në një bisedë për gazetën e Beogradit “Danas” ka sqaruar si është zgjedhur bartëse e listës, ç’pret nga zgjedhjet parlamentare dhe pse pas katër mandateve prej deputeti në Kuvendin e Serbisë nuk është më Riza Halimi, kryetar i PVD –së, transmeton Koha.net.


“Partia ime pati besim në mua pasi më zgjodhi kryetare të degës së PVD-së për Preshevë, ndaj është normale që të jam bartëse e listës”, tha Ardita duke shtuar se “është e lindur në vitin 1980, se është nënë e dy fëmijëve, se ka diplomuar, ekonomiste e menaxhmentit dhe informatikës në Prishtinë në vitin 2003, se është profesoreshë në Gjimnaz, se ka punuar në kabinetin Riza Halimit kur ai ka qenë kryetar i Preshevës”.

Sipas Sinanit, Riza Halimi, deputet në katër mandate, nuk gjendet në mesin e kandidatëve për deputetë vetëm për shkak të dëshirës së vet.

Ajo shpreson se nga partia e saj do të zgjidhet të pakën një deputet, ndërsa në pyetjen se për çfarë do të angazhohet në Kuvendin e Serbisë nëse zgjidhet deputete, ajo ka shtuar se është vetëm bartës e listës, se i pari në listë është Fatmir Hasani dhe se ai me siguri do të zgjidhet deputet.

“Ai do të jetë zëri aktivi i shqiptarëve ashtu si kanë qenë Halimi e Shaip Kamberi. Do të vazhdojnë pyetjet rreth nostrifikimit të diplomave, për librat mësimorë, gjyqet etj. Ne, të drejta tona do t’i realizojmë përmes institucioneve”, ka thënë ndër të tjera Ardita Sinani.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori