LAJMI I FUNDIT:

Ministri Kuçi dhe Keneth Dean diskutojnë për tranzicionin e EULEX-it

Ministri Kuçi dhe Keneth Dean diskutojnë për tranzicionin e EULEX-it

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka zhvilluar një takim me Udhëheqësin e Operacioneve Civile të BE-së, Kenneth Deane, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe njëkohësisht shefin e zyrës së BE-së, Samuel Zbogar si dhe shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Gabrielle Meucci.

Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me EULEX-in në Prishtinë dhe falënderoi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e drejtësisë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për punën e Misionit EULEX në Kosovë, bashkëpunimin me institucionet e Kosovës me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit, si dhe për hapat e ardhshëm pas qershorit 2016 lidhur me mandatin e EULEX-it.


Gjithashtu, palët u pajtuan për  koordinim të mëtutjeshëm të aktiviteteve të përbashkëta në mes të institucioneve të drejtësisë dhe EULEX-it, me qëllim të forcimit të sundimit  të ligjit në vend. /Telegrafi/