LAJMI I FUNDIT:

Rama i refuzon drejtimin e një ministrie, Idrizi drejt braktisjes së koalicionit?

Rama i refuzon drejtimin e një ministrie, Idrizi drejt braktisjes së koalicionit?
Kryeministri Edi Rama, duke dale nga selia e Partise Socialiste, pas nje takimi me Kryetarin e PDIU, Shpetim Idrizi, ku kane diskutuar ne lidhje koalicionin e mundshem per zgjedhjet lokale te 21 qershorit./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, after meeting with Lawmaker Shpetim Idrizi, where they discussed about a possible coalition for the local elections of 21 June.

Duket se Shpëtim Idrizi do të braktisë koalicionin qeverisës ku u bë pjesë afro një vit më parë (para zgjedhjeve lokale). Sipas medias së shkruar molla e sherrit është një Ministri.

Çamët pretendojnë se shefi i qeverisë i kishte premtuar Shpëtim Idrizit një ministri, pas zgjedhjeve lokale të 2015, gjithnjë nëse PDIU do të fitonte në të gjitha njësitë vendore, ku u përfaqësua me kandidatë.

Shqitarja.com shkruan se duke iu referuar burimeve në PS se portofolet ministrore nuk mund të ndahen me një subjekt politik, i cili, në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka qenë pjesë e koalicionit kundërshtar.


Gjithsesi, çamët shkojnë më tej, duke thekuar se shefi i qeverisë u kishte premtuar një ministri të re, pikërisht atë të Diasporës, menjëherë sapo të ndryshonte kabineti qeveritar.

Kësisoj, pas presionit me braktisjen e votimit të projektligjeve në Parlament, duke vënë në pozita të vështira mazhorancën, kreu i PDIU paralajmëroi publikisht se mund të largohet nga koalicioni. /Telegrafi/