Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës, mbrëmë në emisionin ‘’Ekonomia me Erëzën’’, ka shpalosur detajet e projektit komunal për ndërtimin e një qendre të madhe të skijimit në malet mbi Pejë.
Muhaxheri ka pohuar se qendra e skijimit, e emërtuar Borea, planifikohet të ndërtohet nëpërmjet partneritetit publiko-privat.
“Kemi kryer fizibilitetin për këtë qendër dhe master planin. Jemi në finalizim të proceduarve ligjore që në muajin e ardhshëm ta qesim në partneritet publiko-privat ndërtimin e kësaj qendre. Do të ketë impakt edhe në zhvillimin e bujqësisë dhe të ndërmarrjeve të vogla’’, ka deklaruar Muhaxheri.
Ai ka shtuar se pritet të organizohet edhe një konferencë investitorësh, që mund të jenë të interesuar për të investuar në ndërtimin e kësaj qendre.
“Ka kompani zvicerane, turke, italiane, britaneze. Besoj qe do të mbajmë një konferencë në komunën e Pejës me investitorë të mundshëm vendas. Ndoshta do të duhet të mbajmë edhe një konferencë diku jashtë për të nxitur më shumë investitorë të jashtëm për ta ndërtuar këtë qendër’’, ka sqaruar ai.
Po ashtu, Muhaxheri ka thënë se faza e parë e ndërtimit të saj pritet të kushtojë rreth 27 milionë euro.
“Parametrat janë të mira për ndërtimin e kësaj qendre. Ka lartësinë mbidetare prej 2480 metrash. Është qendra më e madhe në regjion. Planifikimet e mëhershme janë bërë në kohën e ish-Jugosllavisë. Ka qenë e planifikuar të jetë qendra më e mirë turistike, mirëpo për shkaqe të ndryshme nuk është ndërtuar”, ka pohuar Muhaxheri.
Kryetari i Pejës ka pohuar mbrëmë se ndërtimi i fazës së parë përfshinë ndërtimin e kabinave të teleferikut deri në lartësi 1 mijë e 600 metrash.
“Ndërsa prej lartësisë 1600 metra deri në lartësinë prej 2480 metra shkohet me skilifta, nga 6 persona. Në fazën e dytë do të ndërtohen edhe dy skilifta. Pra gjithsejtë për dy vjet do të jenë tre skilifta, të cilët u shërbejnë qytetarëve që shkojnë për t’u marrë me skijim”, ka thënë Muhaxheri, duke shtuar se në këtë qendër parashihet të skijojnë rreth 14 mijë veta brenda ditës.
Sipas tij, ky investim do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë lokale të Pejës.
“1 euro e fituar në teleferik në ekonominë lokale do të jetë 10 euro. Do të thotë impakti i fitimit në teleferik do të jetë 1 me 10”, ka pohuar Muhaxheri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!