Ish-presidentja Atifete Jahjaga pritet të vendoset me stafin e saj në zyrë, sapo t’i lirohet nga ish-presidenti, Fatmir Sejdiu
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ende nuk ka filluar të gëzojë benefitet që i takojnë me Ligjin për Presidentin, pas përfundimit të mandatit të saj.
Këshilltarët që punuan me të nuk preferojnë të flasin nëse ish-presidentja Jahjaga do të vazhdojë në ndonjë detyrë të re, apo ajo do të shfrytëzojë zyrën dhe stafin e saj, siç është e përcaktuar me Ligjin për Presidentin, pas përfundimit të mandatit. Por, “Zëri” merr vesh se Jahjaga do të shfrytëzojë “status quon” shtatëmuajshe, për t’u marrë me çështje që i ka shtyrë sa ka qenë presidente.
Këshilltarët e Jahjagës
Ramush Tahiri, ish-këshilltar i presidentes, Atifete Jahjaga, ka thënë se ai nuk do të vazhdojë të punojë më në Presidencë. “Ne jemi staf politik. Secili kemi rrugëtimin tonë”, ka thënë Tahiri për “Zërin”.
Ai ka sqaruar se tashmë është në pushim njëmuajsh që thotë se i takon dhe pas këtij pushimi do të vendosë për përcaktimin e tij.
Megjithatë, Tahiri ka thënë se më askush nuk mund të flasë në emër të ish-Presidentes. “Me ligj presidentja shtatë muaj do të përcaktohet nëse do të vazhdojë në ndonjë detyrë, apo do të shfrytëzojë zyrën e saj siç parashihet me ligj”, ka thënë Tahiri. Sipas tij, këto çështje i rregullon shërbimi i presidentes.
Arbër Vllahiu, ish-këshilltari tjetër i Jahjagës, nuk ka preferuar të flasë për “fatin e tij”, por edhe të ish-shefes së shtetit të Kosovës.
“Unë s’kam lidhje më. E kam kry punën me datën 7 prill”, ka thënë shkurt Vllahiu, duke mos pëlqyer që t’i parashtrohen pyetje të tjera.
“I drejtohesh departamentit për Informim”, ka thënë Vllahiu, duke mos preferuar më shumë pyetje.
Por, i pyetur pas kësaj përgjigjeje nëse ka pasur ndonjë ofertë për të punuar në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, ai ka reaguar.
“Ti a po don me më dëgju mu, apo po don pyetje. S’po kuptoj. I ke shtatë pyetje brenda një minute”, ankohet Vllahiu. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri