LAJMI I FUNDIT:

“Hat-tricku” i Carrollit ndër më të shpejtët në Ligën Premier (Video)

“Hat-tricku” i Carrollit ndër më të shpejtët në Ligën Premier (Video)

Andy Carroll ka shënuar “hat-trickun” e pestë më të shpejtë në histori të Premier Leagues ndërsa kishte ndihmuar skuadrën e tij, West Ham, të shtunën të nxirrte një barazim 3:3 në shtëpi ndaj Arsenalit.

Ai shënoi tre gola në një hark kohor prej shtatë minutave. Në të vërtetë, dy golat e parë i shënoi në fund të pjesës së parë, ndërsa të tretin në minutat e parë të pjesës së dytë, shkruan Daily Mail.

West Hami nga disavantazhi 2:0 kishte shkuar në pauzë mes pjesëlojëve me rezultat baras 2:2, ndërsa mori më pas epërsinë 3:2 fal Carrollit, epërsi të cilën nuk arriti ta mbante deri në fund, përcjell Koha Ditore.


“Ne kemi stërvitur gjithë javën se si të sulmojmë kundërshtarin me krosime. E kemi ditur se kjo është pika e dobët e kundërshtarit. Stërvitjet na u shpaguan”, ka thënë Carroll.

Ndonëse “hat-tricku” i Carrollit ishte mbresëlënës ai nuk është më i shpejti i shënuar ndonjëherë në elitën angleze. Më poshtë i paraqesim katër tregolëshat më të shpejtë të shënuar në elitën angleze.

Sadio Mane kundër Aston Villas – 2015 (dy minuta e 56 sekonda)

Sulmuesi i Southamptonit, Sadio Mane, kishte shënuar një tregolësh mbresëlënës kundër Aston Villas vitin e kaluar, duke thyer rekordin për më tepër se dy minuta. Mane – që është transferuar nga Salzburgu në verën e vitit 2014 – kishte shënuar para asaj ndeshjeje vetëm shtatë gola në 30 ndeshje. Por ai shpërtheu në fitoren 6:0 të skuadrës së tij ndaj Aston Villas.

Ai shënoi tre golat e tij për dy minuta e 56 sekonda që është rekord në Premier League si “hat-tricku” më i shpejt.

Robbie Fowler kundër Arsenalit – 1994 (katër minuta e 33 sekonda)

Një rekord që qëndroi për më tepër se 20 vjet. Sulmuesi Robbie Fowler u fut në folklorin e tifozëve të Liverpoolit dhe mori madje edhe nofkën “zoti” për golat e tij, veçanërisht tre golat e shënuar në ndeshjen kundër Arsenalit në vitin 1994.

“Hat-tricku” i tij i shënuar ndaj Arsenalit për katër minuta e 33 sekonda është edhe më impresionues duke marrë parasysh repartin e fortë defensiv që kishte Arsenali. Mbrojtja e Arsenalit përbëhej nga emrat si Lee Dixon, Martin Keown, Toni Adams e Nigel Winterburn, ndërsa në portë ishte David Seaman.

Një gabim i Keownit kishte lejuar Ian Rushin që të pasonte topin te Fowleri 19-vjeçar që shënoi me një gjuajtje të ultë. Ai shpërtheu edhe me dy gola tjerë duke dëshmuar aftësitë e mëdha të sulmuesit që i kishte.

Jermain Defoe kundër Wiganit – 2009 (shtatë minuta)

Në total Jermain Defoe kishte shënuar pesë gola në fitoren e thellë 9:1 të Tottenhamit ndaj Wigan Athleticut.

Një krosim i Aaron Lennonit kishte mundësuar Defoen që të shënonte golin e parë.
Një mbrojtje katastrofale e Wiganit, e lejoi atë të shënonte shpejt golin e dytë, ndërsa goli i tretë ishte sërish gol i shënuar fal krosimit të Lennonit.

Gabriel Agbonlahor kundër Manchester Cityt – 2008 (shtatë minuta)

Tifozët e Aston Villas do të kishin dhënë çdo gjë sot për të parë një rezultat të tillë. Para se Aston Villa të ishte në fund të renditjes në Premier League, ekipi i drejtuar atëbotë nga Martin O’Neil ishte i ri dhe vlerësohej mjaft atraktiv.

Po bënte përparim të madh dhe po luante lojë të mirë. Lojtari i dal nga akademia Gabriel Agbonlahor kishte shpërthyer në vitin 2008 në ndeshje kundër Manchester Cityt, duke shënuar “hat-trick” për shtatë minuta në fitoren 4:2 të skuadrës së tij.

Ai shënoi golin e parë pas një pasimi të John Carewit, ndërsa të dytin e realizoi me kokë pas një krosimi të Gareth Barryt. Barry kishte shërbyer Agbonlahorin edhe në golin e tretë. Agbonlahor pasi mori topin nga Barry dribloi Micah Richardsin dhe shënoi me një gjuajtje të fortë me të majtën duke kompletuar një ndeshje perfekte të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=SlG0NO7RbF8

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së katërt në Superligën e Kosovës

Rezultatet dhe renditja pas javës së katërt në Superligën e Kosovës

Superliga
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Kalo në kategori