Projekti i Brezovicës, me gjasë do të dështoj edhe në 2016-ën. Kjo pasi Kozorciumi i kompanive “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, ka dështuar t’i siguroj 163 milionë euro për fazën e parë të investimeve në kompleksin turistik “Brezovica”.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), disa herë e ka shtyrë afatin për t’i dhënë mundësi kozorciumit që të përmbush kushtet e kontratës .
Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe njohës të çështjeve ekonomike, janë plotë dyshime rreth asaj se kozorciumi do të siguroj mjetet e parapara për investime.
Nga ana tjetër, Vjollca Dibra, këshilltare në MTI, ka thënë se kozorciumi francez për zhvillimin e qendrës turistike “Brezovica”, ka afat deri më 31 maj për të përmbushur kushtet e parapara me kontratë.
“MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, sipas zyrtarëve të MTI-së ka dorëzuar garancinë për sigurim të tenderit në vlerë prej 500 mije euro, i cili ekzekutohet në rast se kompania nuk përmbush detyrimet sipas kontratës. Me këtë rast Qeveria do të veproj në përputhje me ligjet në fuqi”, tha Dibra për KosovaPress.
Agim Demukaj, ekspert nga Banka Botërore, beson se Brezovica nuk do të dështoj, pasi sipas tij efektet e mos koncesionimit të saj do të ndikojnë në imazhin e Kosovës.
“Afati për ofrimin e dëshmive që ekziston ‘financimi adekuat’ deri në fund të muajit maj ,po i afrohet koha. Ne ende besojmë. Nuk kemi të drejtë me paragjykua që nuk ka me ndodh . Për momentin ai është valid si fakt , mirëpo e përmenda si mundësi e rrezikut të zvogëlimit të rritjes ekonomike. Në rast të tillë nëse nuk ndodh, efekti nuk do të jetë i madh, për shkak se edhe ashtu Brezovica këtë vit nuk kishte mundur të realizonte investime të drejtpërdrejta. Efekti i saj është më shumë në krijimin e një ambienti apo një imazhi të Kosovës si vend ku investitorët e huaj mund ta gjejnë veten, investitorë më të mëdhenj më serioz. Mirëpo nëse flasim me shifra , mendojmë që 3.6 për qindëshi kishte me mund me ra në 3.4 për qind, jo diçka më shumë. Efekti i saj nuk do të jetë edhe aq i madh.”, tha Demukaj.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se e kanë mbështetur këtë projekt dhe nuk dëshiron të dështoj.
“Vetë fakti që kozorciuminë fjalë si duket nuk ka qenë i përgatitur ta përmbush pakon financiare për këtë projekt, e kamë një drojë të skepticizmit, në të cilin nuk dua të besoj që projekti në fjalë është në rrugën e dështimit. Një dështim i tillë edhe përkundër asaj që është edhe një periudhë kohore ku ata duhet të përgatiten, mirëpo në qoftë se deri më tani nuk e kanë atë mundësi që të sigurojnë një garancion bankarë, ose të përmbushin hapin e parë për të treguar një seriozitet, vërtetët është një simptomë ose janë sinjale negative të cilat mua më bëjnë skeptik. Po ashtu më bëjnë vështirë të besoj se projekti në fjalë do të ketë efekte pozitive ose do të jetë i realizuar. Dështimi i një projekti të tillë do të jetë një grusht shumë i rëndë i agjendës ekonomike në Kosovë”, tha Gërxhaliu.
Lorik Haxhiu, përfaqësues i kozorciumit të kompanive “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, i pyetur se a i kanë gjetur mjetet financiare, ka thënë se nuk ka të drejtë të flasë për media.
Përndryshe, përgatitjet për koncesionimin e kompleksit turistik “Brezovica” kishin nisur që nga viti 2006. Komiteti ndërministror në vitin e kaluar kishin shpallur fitues kozorciumin e vetëm “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, i cili ka paraparë të investoj 410 milionë uro për disa vite . Por që tani nuk dihet se a do të vazhdohet me këtë kozorcium apo si do të veprohet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIndia, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp