LAJMI I FUNDIT:

Aksidente në seri, trafik kilometrik në Tiranë-Durrës (Foto)

Aksidente në seri, trafik kilometrik në Tiranë-Durrës (Foto)

Radhë të gjata janë krijuar në rrugën Tiranë-Durrës, për shkak të aksidenteve.

Një seri aksidentesh kanë ndodhur radhazi, si pasojë e mosruajtjes së distancës në lëvizje, raporton Top Channel.

Pamjet janë ofruar nga qytetarët në “Ti Raporton!”, duke shprehur edhe indinjatën pasi u është dashur të presin në radhë për një farë kohe.

Për shkak të këtyre aksidenteve janë krijuar radhë kilometrike.

Prej vitesh, për shkak të afërsisë së Durrësit me Tiranën, shumë banorë të Durrësit kanë zgjedhur të punojnë e studiojnë në Tiranë, apo anasjelltas.

222

333

444