Hematologjia me vetëm pesë dhoma për pacientë, mungesë të stafit dhe të barnave
Hapësira e pamjaftueshme në klinikë, numri i vogël i mjekëve dhe furnizimi jo i rregullt me barna janë tri nga problemet më të mëdha me të cilat përballet Klinika e Hematologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Me 31 shtretër të vendosur në pesë dhoma, Hematologjia që nga viti 2012 konsiderohet si klinikë në vete.
28 prej shtretërve janë për pacientët e hospitalizuar, ndërsa tre të tjerë janë për pacientët që marrin terapi ditore, dhe kjo është e gjitha që u ofrohet të prekurve nga sëmundjet e rënda si limfoma malinje, milloma dhe leukemia akute.
Kjo klinikë është e vetmja në Kosovë që ofron trajtim për pacientët e sëmundjeve hematologjike, spitalet regjionale nuk kanë mundësi për trajtim të terapive që u duhen pacientëve.
Për shkak të kompleksitetit të sëmundjeve, pacientët terapitë duhet t’i marrin në dhoma të izoluara, por një gjë e tillë në Klinikën e Hematologjisë është e pamundur, sepse terapitë për këto lloje të sëmundjeve mund të zgjasin deri në dy vite, ndërsa hapësira e vogël e pamundëson një shërbim të tillë.
Këtë e pranon në një intervistë për KosovaPress, drejtori i Klinikës së Hematologjisë, Shemsedin Sadiku.
Ai thotë se kërkesa për zgjerimin hapësinor të kësaj klinike është bërë që moti, por pavarësisht premtimeve, akoma nuk ka asgjë konkrete.
“Këta të sëmurë kryesisht janë me imunitet të komprimituar andaj edhe konditat e tyre për trajtim duhet të ishin të një natyre tjetër. Do të thotë për të sëmurët hematologjik, minimum kishin me qenë dhomat e izoluara ku qëndron një i sëmurë, do të thotë të kenë dhoma të veçanta, që duhet të kenë meny sanitare. Problemet që na sjellin neve në trajtimin e të sëmurëve hematologjik janë pikërisht kushtet të cilat nuk janë të favorshme për trajtimin e këtyre sëmundjeve”, tha Sadiku.
Përveç zgjerimit hapësinor, kërkesë është bërë edhe për pranimin e stafit të ri, ngase puna në këtë klinikë është e vështirë. Por, sipas Sadikut përgjigjja e vetme që kanë marr lidhur me kërkesat e tyre është se limitet buxhetore e pamundësojnë një gjë të tillë. Ndërsa klinika vazhdon të funksionojë vetëm katër specialistë.
“Klinika e Hematologjisë ka gjithsej 31 shtretër, 28 janë të pacientëve të cilët hospitalizohen dhe tre janë me qëndrim ditor, të cilët marrin terapinë gjatë ditës dhe kthehen në shtëpi. Sa i përket stafit mjekësor, Klinika e Hematologjisë funksionon me katër mjekë specialistë, do të thotë me një staf shumë të mangët. Kjo disa herë është bërë kërkesë për pranim të stafit ngase puna në Klinikën e Hematologjisë është një punë mjaft komplekse, mjaft e vështirë, pra një problematikë, e cila kërkon angazhim të madh…Kërkesa është bërë disa herë, mirëpo këto limitet buxhetore po na pengojnë që ta arrijmë synimin tonë”, tha Sadiku.
Sadiku më tej thotë se gjithë kjo punë në këtë klinikë po kryhet falë bashkëpunimit të këtyre katër specialistëve. Sipas tij, zgjerimi hapësinor i klinikës dhe rritja e stafit do të përmirësonin shumë gjëra në klinikë, duke filluar nga trajtimi më i mirë i pacientëve.
Në këtë klinikë aktualisht janë duke u trajtuar 26 pacientë me sëmundje të rënda si limfoma malinje, milloma dhe leukemia akute, trajtimi i së cilave është shumë i kushtueshëm, e në raste të caktuara edhe i pamundur në Kosovë.
Ai thotë se shpesh ka ankesa nga pacientët për çmimet e larta të terapive, ku shpesh mungojnë edhe citostatikët, të cilët janë bazik për terapi.
“Për shumicën, terapia është bukur e kushtueshme, mirëpo në kontekst të kësaj, kemi pasur vështirësi në furnizim, kemi pasur furnizim për disa barna që na kanë furnizuar në një mënyrë të kënaqshme, jo të mjaftueshme, disa të shtrenjta, por ka disa që kanë munguar shumë prej citostatikëve që ndoshta çmimet janë më të lira, por megjithatë për një të sëmurë ta blejë terapinë vetë nuk është lehtë, ngase vetë natyra e sëmundjeve është sëmundje që zgjatë, që kërkon të marrë terapinë disa herë”, tha Sadiku.
Shumica prej barnave për trajtimin e këtyre sëmundjeve janë në listën esenciale, mirëpo sipas drejtorit të kësaj klinike, furnizimi nuk është i rregullt dhe shpesh pacientët duhet të paguajnë vetë për këto terapi të kushtueshme.
Terapia për një të pacientë ka raste kur zgjat deri në dy vite, varësisht nga lloji i sëmundjes.
“Për shembull një limfomë nonhockim, e cila ka arrit të trajtohet me një terapi të qëllimit. Një limfo merr gjashtë deri në tetë kura, një injeksion, një ampulë prej toksimavi mund të kushtojë deri në 1500 euro. Fillimisht shkohet gjashtë deri në tetë kura, pastaj shkohet në dozën mbajtëse çdo 2-3 muaj, varësisht nga rasti si vlerësohet deri në dy vite”, tregon Sadiku për KosovaPress.
Ai thotë se kanë raste kur i udhëzojnë pacientët për shërim jashtë vendit, nëse kanë mundësi, sepse në këtë klinikë nuk janë të gjitha kushtet për trajtimin e tyre. Sadiku, i cili edhe vet është specialist i hematologjisë, e tregon rrjedhën e terapisë në rastin e sëmundjes së leukemisë, e cila fillon me kimioterapi, pastaj vazhdon si remision varësisht se sa zgjat dhe faza e radhës trajtuese është transplantimi i palcës kockore, e cila në Kosovë është e parealizueshme.
Lidhur me rastet kur terapitë nuk kryhen në Kosovë, ai thotë se me përfundimin e disa trajtimeve, hematologët do të arrin të trajtonin edhe raste që deri më tani nuk kanë pasur shërim në Kosovë. Por, sipas tij Hematologjia është një shkencë multidisiplinare, ku përveç hematologut, nevojitet edhe transfuziologu, imunologu dhe specialistë të fushave të tjera, ku të gjithë do të përcillnin terapitë e pacientëve dhe shërimi i tyre do të ishte më i shpejtë dhe më profesional.
Sadiku më tej thotë se janë të vetëdijshëm që kushtet në këtë klinikë nuk janë të mira, prandaj nuk do të ndalën duke kërkuar zgjerim hapësinor dhe rritje të stafit, që sipas tij do të rezultonte me kushte më të mira dhe me kursimin e buxhetit shtetëror dhe atë të pacientëve. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Kërkojmë dënim maksimal për autorin që vrau Frosinën, kërkojmë drejtësi dhe siguri më të madhe në rrugë
Qytetarët e Maqedonisë sot bëjnë thirrje për bojkotim të marketeve
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?