Anne Smith është një grua e fortë dhe inteligjente, e cila e ka një shoqëri dhe familje që e mbështesin atë
Ajo kishte rënë në dashuri me një mashkull simpatik, i cili dukej i përsosur në çdo aspekt, por kishte përfunduar duke shfaqur shenja të sociopatit.
Anne kishte thënë se nuk e vërente që ishte në lidhje me një mashkull të rrezikshëm.
“Kur jemi takuar në fillim, ai kishte qenë tejet simpatik. Ai edhe kishte trilluar gjëra vetëm për t’u dukur që kemi shumë të përbashkëta”, thotë ajo, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, kjo nuk kishte zgjatur pasi që njëherë ai e kishte izoluar atë dhe kishte filluar t’i flasë më ndryshe. Kishte qenë shumë i pasjellshëm.
“Ai kishte filluar të më kritikoj për pamjen fizike, e veçanërisht për pjesët që ai e dinte se unë mburrem me to. Nuk ka zgjatur shumë dhe ai kishte filluar që vazhdimisht të më poshtëroj mua”.
Lyn Shumcak, psikologe, shpjegon që ky lloj i njerëzve njihen si persona me çrregullime të personalitetit apo narcisista.
“Organizata e Shëndetit Botëror vlerëson që 17% e çdo popullsie do të vuajnë nga çrregullimet e personalitetit, që i bie një nga 6 persona”, thotë Shumcak, transmeton Telegrafi.
Çrregullimet e personalitetit janë të ndryshme dhe komplekse, mirëpo këshilla e saj është shumë e thjeshtë. “Nëse ndonjëherë e sheh partnerin tuaj duke e keqtrajtuar një person apo kafshë, mos mendoni se për ju do të ketë përjashtim. Ajo sjellje, një ditë mund të drejtohet te ti”, thotë ajo.
Abuzimi verbal është vetëm fillimi në një lidhje abuzive.
“Shumica e lidhjeve abuzive fillojnë me abuzim verbal, pastaj kalojnë në abuzim të thellë psikologjik dhe pas 10 viteve mund të arrijë edhe deri te dhuna”, thotë ajo.
Gjëja më e çuditshme është se viktimat mundohen të akomodohen me këtë gjë dhe provojnë ta ndreqin këtë gabim, mirëpo asnjëherë nuk ia dalin mbanë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFustane të përsosura për dasma: Dy ngjyra janë veçanërisht moderne dhe dekolteja po rikthehet gjithashtu
Si të vishni pantallonat e bardha këtë pranverë dhe verë dhe ta bëni dukjen aktuale dhe të sofistikuar?
Kjo nuancë e thonjve të Kylie Jenner duket fantastike nën efektin e diellit
Gjakderdhje e papritur pas përfundimit të periodave, mësoni arsyet
Kalkulatori për format e trupit
Sa herë duhet të bëni seks për të mbetur shtatzënë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë