LAJMI I FUNDIT:

Kanë ngrënë dreka zyrtare, ndërsa llogari nuk japin as edhe pas desertit!

Kanë ngrënë dreka zyrtare, ndërsa llogari nuk japin as edhe pas desertit!

Revizorët vërejnë që në gjysmën e parë të vitit 2014 për shërbime hotelerie janë bërë harxhime prej 10.000 eurosh, por pa e theksuar llojin dhe qëllimin e shërbimit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në fakt, nuk ka informata nëse bëhet fjalë për dreka zyrtare, dreka solemne apo kokteje. Kjo sipas revizorëve nuk është në pajtim me Udhëzimin për shfrytëzim të mjeteve buxhetore të dedikuara për përfaqësim.


Për vërejtjen e këtillë të revizorëve kanë reaguar me shkrim nga Ministria e ekonomisë. Ata theksojnë që në Udhëzimet për shfrytëzim të mjeteve buxhetore për përfaqësim, është e rregulluar që ministri i ekonomisë, zëvendësi dhe sekretari shtetëror kanë të drejtë për kompensim të harxhimeve për shërbime hotelerie në objekte tjera hotelerie, për dreka solemne, zyrtare dhe kokteje, që do të thotë se është përcaktuar e drejta e tyre për këto harxhime. Por, shtojnë se nuk ka nevojë të theksohet se cili ka qenë dedikimi i ngjarjes.

Përgjigja e tillë nuk ka qenë e pranueshme për Entin shtetëror për revizion, me arsyetimin se Ministria e ekonomisë nuk ka dorëzuar dëshmi plotësuese, por përkundrazi thonë që me këtë ata e kanë pohuar konstatimin e tyre.

 Parregullsi edhe te udhëtimet zyrtare

Janë bërë harxhime edhe për udhëtim dhe shërbime hotelerie jashtë vendit në vlerë prej 4.000 eurosh, pa dokumentacion mbështetës adekuat siç është slip kartela, fatura, vendimi për udhëtim zyrtar jashtë vendit, thekson revizioni.

Por, po ashtu shtojnë që edhe obligimet në vlerë prej 3.500 urosh, në bazë të riparimit dhe marrjes me qira të automjetit, akomodimit dhe harxhimeve hotelerie nuk janë evidentuar në mënyrë kronologjike dhe për to nuk ekziston dokumentacion i rregullt./Telegrafi