Ministri i Jashtëm i Iranit ka thënë se Teherani nuk do të negociojë me Shtetet e Bashkuara për programin e tij raketor.
Programi raketor dhe “aftësitë mbrojtëse të Republikës Islamike të Iranit nuk janë të negociueshme”, ka thënë Mohammad Javad Zarif, pas takimit me homologen estoneze, Marina Kaljurand.
Zarif ka thënë se marrëveshja bërthamore, që është arritur midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, nuk e përfshin programin raketor të Iranit, i cili, sipas autoriteteve atje, ka vetëm qëllime mbrojtëse, transmeton REL.
Në përputhje me marrëveshjen bërthamore, të arritur vitin e kaluar, Irani ka kufizuar ndjeshëm programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
Zarif po ashtu ka thënë se nëse Uashingtoni e ka seriozisht për çështjet e mbrojtjes në Lindjen e Mesme, ai duhet të ndalojë shitjen e armëve në Izrael dhe në Arabinë Saudite.
Komentet e Zarifit janë reagim ndaj deklaratave të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, i cili, më 7 prill, ka thënë se SHBA-ja është e hapur për “marrëveshje të re” me Iranin, për të zgjidhur në mënyrë paqësore mosmarrëveshjet në lidhje me provat e tij raketore.
Irani ka kryer disa prova raketore muajve të fundit dhe është thënë se disa prej raketave kanë kapacitet të bartin koka bërthamore.
Zarif ka akuzuar po ashtu SHBA-në se ngre akuza “të pabaza” kundër Iranit, ndërkohë që disa aleatë të SHBA-së në rajon “mbështesin grupin ekstremist Shteti Islamik”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina me raketat britanike Storm Shadow ka goditur bunkerët e Putinit në Kursk
Ukraina për herë të parë godet Rusinë me raketat britanike Storm Shadow
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
Situatë dramatike në Beograd dhe Novi Sad, protestuesit u përplasen me policinë - Vuçiq thërret takim urgjent
Erdogan kundër vendimit të SHBA-së rreth raketave me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën
“Do t'i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat ATACMS të SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian