LAJMI I FUNDIT:

Qendra e Tiranës, në kohën e revolucionit kulturor: Koha kur kinezët ishin vëllezër!

Qendra e Tiranës, në kohën e revolucionit kulturor: Koha kur kinezët ishin vëllezër!

Koleksionisti Artan Lame ka postuar sot një foto të rrallë ku shihet pjesa e pasme e pallatit të kulturës në Tiranë dhe njerëzit bëjnë “gjimnastikën e mëngjesit”.

“Fotografi e gjetur sot. Pamja e pasme e Pallatit te Kultures, Tirane. Nisur nga fakti qe grupi i punonjesve po bejne fiskulture, duhet te jete periudha e Revolucionit Kulturor, rreth 1967-70.

Duket i mrekullueshem ne racionalizmin e vet (ua le ustallareve te zihen nese ka egzistuar a jo racionalizmi).


Po nuk eshte ky problemi. U perpoqa neper fotografite e GoogleEarth, te gjej nje pamje te sotme te Pallatit nga mbrapa. Nuk kishte asnje. Kishte lloj-lloj fotografish idiote, madje kishte nje mori fotosh te nje neoshatervani debil te bere aty mbrapa, para ca vitesh, por askush nuk e kishte ngritur aparatin per nje foto drejt Pallatit.

Semundja e zakonshme shqiptare e mosmirembajtjes dhe braktisjes se godinave. Kjo ben qe ato te shemtohen aq sa te mos shkaktojne me asnje ndjenje, derisa vjen dita qe te gjithe thone aman kur do ta prishin kete germadhe per te bere nje te re. Dhe behet e reja edhe me keq se e vjetra” (sic.), ka thënë ai.

pallati i kultures