LAJMI I FUNDIT:

Jo Brukseli, por Franca ishte në planet e terroristëve: Ja pse dështoi plani

Jo Brukseli, por Franca ishte në planet e terroristëve: Ja pse dështoi plani

Planifikuesit e shpërthimeve të 22 marsit në Bruksel, ku u vranë 32 njerëz, kishin planifikuar fillimisht ta godasin Francën për herë të dytë, por goditën Brukselin më të afërt pasi hetuesit arrestuan një të dyshuar kryesor, thanë sot prokurorët belgë.

Njëri prej autorëve të dyshuar të sulmeve në Bruksel, ka pranuar se grupi terrorist, fillimisht, ka planifikuar të godasë Francën me sulme të reja.

Mohamed Abrini ka thënë se grupi ka vendosur të sulmojë Brukselin, pas arrestimit të Salah Abdeslamit, njërit prej të dyshuarve kryesorë për sulmet e nëntorit të kaluar në Paris.


Abrini, i cili është arrestuar në Bruksel të premten, u ka thënë hetuesve se arrestimi i Abdeslamit, më 18 mars, ka bërë që komplotistët “të ndryshojnë rrugën”.

“Të befasuar me shpejtësinë, me të cilën policia po i afrohej, grupi ka marrë vendim të nxituar për të goditur Brukselin”, kanë thënë prokurorët duke cituar Abrinin.

Sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së këtij qyteti, më 22 mars, kanë lënë të vrarë 32 persona.

Abrini, po ashtu, ka pranuar se është bombarduesi i tretë që është kapur nga kamerat e sigurisë në aeroport, por që ka ikur pa shpërthyer pajisjet e tij.

Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik.

Këta të fundit kanë thënë se kanë kryer edhe sulmet e nëntorit të kaluar në Paris, duke vrarë 130 veta.

Abrini, belg, 31-vjeçar, me origjinë marokene, është akuzuar të shtunën për aktivitete terroriste, së bashku me tre persona të tjerë.

Disa ekspertë, megjithatë, kanë hedhur dyshime se Abrini mund të jetë bombarduesi i parë në aeroportin belg, duke sugjeruar se ai mund të pohojë kështu për të mbuluar ndonjë sulmues tjetër.

Por, sipas hetuesve, shenjat e gishtërinjve dhe ADN-ja e tij janë gjetur në dy shtëpi në Bruksel dhe në një makinë që është përdorur gjatë sulmeve në Paris.

Abrini, gjithashtu, thuhet se është filmuar në një pikë karburanti, së bashku me Abdeslamin, dy ditë përpara sulmeve në Paris.

Roli i dyshuar i Abdeslamit në sulmet në Paris nuk është përcaktuar ende, por vëllai i tij, Brahimi, ka qenë njëri prej atyre që kanë hedhur veten në erë.

Abdeslami ndodhet në paraburgim në Belgjikë dhe pret të ekstradohet në Francë.

Tre personat e tjerë, të akuzuar të shtunën nga prokurorët belgë, janë identifikuar si Osama K, Herve BN dhe Bilal EM.

Sipas raporteve të disa medieve, Osama K është shtetas suedez dhe emri i plotë i tij është Osama Krayem.

Autoritetet belge janë përballur me kritika të mëdha për trajtimin dhe hetimin e sulmeve në Bruksel, sidomos pasi është zbuluar se shumë prej të dyshuarve kanë qenë të njohur për policinë.

Belgjika, po ashtu, thuhet se është burimi më i madh i luftëtarëve të huaj që shkojnë për t’iu bashkuar Shtetit Islamik në Siri.

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori