LAJMI I FUNDIT:

Historianët: Thaçi punoi për historinë e vet

Historianët: Thaçi punoi për historinë e vet

Qysh prej bërjes figurë publike dhe ngritjes së tij në karrierë, Hashim Thaçi ka përdorur shpeshherë metoda dhe praktika të dëmshme për shoqërinë e paskonfliktit në Kosovë vetëm që të mbesë në pozitë me ndikim në vend

Rreth 20 vjet më parë emri i tij u bë i njohur për publikun, por i fshehur nën nofkën “Gjarpri”, ish-studenti i historisë Hashim Thaçi depërtoi dhe ndërtoi historinë e tij deri tek i pari i Kosovës.

Ai u bë president i Kosovës dy ditë më parë, ndërsa rrugën e tij politike e nisi nga posti politik i udhëheqësit të UÇK-së, pjesëtarë të së cilës janë gjykuar e dënuar nga gjykatat vendore dhe ndërkombëtare për krime lufte, kurse tani priten të gjykohen nga një Gjykatë Speciale jashtë vendit, në listën e së cilës për gjykim përflitet të jetë dhe vetë emri i Hashim Thaçit.


Shpallja e pavarësisë, që u bë nga ana e tij si kryeministër, sipas historianëve nuk do ta “shpërlajë” nga gabimet tjera dhe historia do ta njohë edhe si nënshkrues i demarkacionit me Malin e Zi, që cenoi territorin e Kosovës.

Thaçi del se është historiani që punoi për historinë e tij e jo të vendit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Madje, si kryeministër për dy mandate ai mban përgjegjësi dhe për moszhvillimin ekonomik dhe krizën sociale.

Eksperti i historisë dhe i politikës për Evropën Juglindore, Dashni Ismajli, vlerëson se si lideri Thaçi nuk ishte aspak unifikues, madje, sipas tij, Thaçi ka qenë një simbol i përçarjes së politikës, një lider që mund të identifikohet me korrupsion dhe skandale të njëpasnjëshme si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.

“Në fakt më shumë mundet të shpjegohet si një figurë politike rrënuese dhe degraduese e shtetit, procesit të demokratizimit dhe marrëdhënieve me jashtë”, thotë Ismajli për “Zërin”.

Në trend Lajme

Më shumë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Lajme
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Lajme
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro

Lajme
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë

Drejtësi
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Politikë
Kalo në kategori