LAJMI I FUNDIT:

Vjen kënga e censuruar e Gjurmëve, por jo nga krijuesit e saj (Video)

Vjen kënga e censuruar e Gjurmëve, por jo nga krijuesit e saj (Video)

Kënga “Karrigat”, e cila ishte censuruar në kohën kur e kishte bërë rok grupi “Gjurmët”, është rikthyer në jetë, por jo nga vet krijuesit e saj.

Një bashkëpunim ndërmjet reperit Milot Hoxha, i njohur si Taste 2 dhe grupit alternativ “Oborri”, i përbërë nga Tomor Kuçi dhe Arbër Salihu, ka risjellë në një ripërpunim “Karrigat”.

“Ky është spoti i këngës ‘Karrigat’, këngë e pa incizuar e grupit legjendar Gjurmët, e përpunuar prej Oborrit edhe Taste 2”, ka shkruar Oborri në Facebook.


“Më në fund videoklipi i këngës ‘Karrigat’, pas një pune shumë të madhe dhe e punuar me kujdes të madh”, ka shkruar Taste 2.