LAJMI I FUNDIT:

Ruzhdi Lata: Romët janë të respektuar në Dibër

Ruzhdi Lata: Romët janë të respektuar në Dibër

Me rastin e ditës ndërkombëtare të romëve, kreytari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, sot ka pritur në takim një delegcion të romëve të rajonit të Dibrës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim u shkëmbyen mendime rreth gjendjes së kësaj bashkësie etnike në Maqedoni. Lata deklaroi se kjo bashkësi është e rrespektuar në Dibër dhe se qeverisja lokale ka zbatuar shumë projekte për popullatën rome dhe se edhe në të ardhmen do të zbatohen projekte.


Ndërkaq, përfaqësuesi i bashkësisë rome në Dibër, Ilmi Kurtishi, vlerësoi se romët gjithnjë kanë bashkëjetuar me bashkësitë tjera etnike, duke rrespektuar njëri-tjetrin. Në fuks të takimit ka qenë edhe mundësia e punësimit të romëve, me qëllim uljen e shfaqjes së migrimit të tyre./Telegrafi/