LAJMI I FUNDIT:

Pothuajse e kryer, Hazard largohet nga Chelsea

Pothuajse e kryer, Hazard largohet nga Chelsea

Eden Hazard duhet të largohet nga Chelsea gjatë kësaj verë, raportojnë mediat britanike.

Trajneri i ardhshëm i “Bluve” te Londrës, Antonio Conte dëshiron ta ndërtojë ekipin më lojtarët që identifikohen plotësisht me klubin nga ‘Stamford Bridge’.

Siç shkruajnë mediat në ishull, Chelsea është duke u përgatitur që ta shes talentin belg, i cili nuk ka treguar formën e tij më të mirë këtë sezon të garave.

Klubet më të mundshme që mund ta blejnë Hazardin janë Real Madrid dhe PSG.
Belgu prej kohësh është i lidhur me transferimin në Madrid, madje, edhe vet lojtari ditë më parë ka deklaruar se “ëndërron të punojë me Zinedine Zidane”.


Por, në garë për belgun është edhe PSG-ja, e cila është gati të paguajë 60 milionë euro aq sa thuhet se është kartoni i 25 vjeçarit. /Telegrafi/