LAJMI I FUNDIT:

Verë me shpenzime të mëdha e pret Chelsean

Verë me shpenzime të mëdha e pret Chelsean

Legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness, thotë se Chelsea përballet me një verë përplot shpenzime.

Souness beson se Contes do t’i duhet përkrahje substanciale për të përmirësuar Chelsean, të cilët nuk do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër për herë të parë nga viti 2002.

“Mos pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve është shumë e keqe. Atraksioni te Chelsea janë pagat dhe Liga e Kampionëve. Kështu që nuk ka rregullim të shpejt të situatës”.

“Asnjë trajner nuk ka shkop magjik, e as Conte. Duhen lojtarë të mëdhenj”.


“Ata kanë bërthamën e një ekip të mirë, dhe me disa investime mund të bëhet një ekip fenomenal. Por, këto investime, do të jenë shumë, shumë të mëdha”, u shpreh Souness. /Telegrafi/