Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ministrin e Mirëqenies së Republikës së Letonisë, Janis Reirs.
Marrëveshja ka për synim fuqizimin e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme të politikave sociale, në ndarjen e praktikave dhe përvojave më të mira në fushën e punësimit, të pensioneve, shërbimeve sociale si dhe për bashkëpunim ndërmjet inspektorateve të punës.
Ministri Arban Abrashi vlerësoi rëndësinë e vizitës së ministrit Reirs në Kosovë dhe nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë.
“Të dy vendet ballafaqohen me sfida të njëjta sa i përket reformave në punësim, reformave në pensione dhe reformave tjera, përfshirë fushat sociale të cilat janë në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve”, tha ministri Abrashi.
Andaj, siç u shpreh Abrashi, gjatë kësaj vizite ka filluar shkëmbimi i informatave në nivel ekspertësh, departamentesh në mënyrë që të merren praktikat më të mira të vendeve të cilat janë integruar në Bashkimin Evropian para Kosovës.
“Në këtë mënyrë ne do të mund të gjejmë rrugë më të shkurtra drejt Bashkimit Evropian në funksion të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve tanë”, tha ministri Abrashi, duke shtuar se Kosova do të përfitojë shumë nga përvojat e mira të Letonisë, që mund t’i marr në fushën e punësimit, të pensioneve e të mirëqenies sociale.
Ai më tutje tha se ministri Reirs është zotuar se Letonia do të ndihmojë në anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme duke lobuar te shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Fatkeqësisht ne nuk marrim pjesë në shumë punime të organizatave të Kombeve të Bashkuara apo të tjera evropiane, por me miq sikur që kemi sot, këto rrugë ose këto dyer shpresojmë të hapen sa më shpejtë”, tha ministri Abrashi.
Ministri e Mirëqenies së Republikës së Letonisë, Janis Reirs, u shpreh shumë i kënaqur për vizitën në Kosovë duke theksuar se nga ky bashkëpunim pret fuqizimin e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme të politikave.
“Sa i përket punësimit dhe politikave sociale, ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me vendet tjera, sidomos në ndarjen e praktikave dhe përvojave më të mira. Ne do të ndërtojmë bashkëpunim ndërmjet inspektorateve të punës të vendeve tona”, tha ministri Reirs, duke bërë të ditur se më herët inspektorati shtetëror i punës i Letonisë, në bashkëpunim me Kosovën dhe me Belgjikën, ka zbatuar një projekt binjakëzimi në Kosovë, për të forcuar inspektoratin e punës së Kosovës, sa i përket sistemit organizativ dhe informativ si dhe ngritjen e kapaciteteve.
Duke theksuar përvojat shumë të mira në Letoni sa i përket reformimit të punësimit dhe fushave sociale, ministri Reirs tha se kjo përvojë është konsideruar si praktikë e mirë edhe në nivelin e Bashkimit Evropian, duke veçuar masat aktive të tregut të punës të siguruara nga agjencitë shtetërore të punësimit në bashkëpunim me komuna si dhe përvojat në fushën e reformave pensionale.
“Memorandumi i Mirëkuptimit që e nënshkruam sot bashkë me ministrin Abrashi, krijon baza shumë të mira për fuqizimin e bashkëpunimit në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës dhe Ministrisë së Mirëqenies së Letonisë. Me këtë qëllim të mirë, ne do ta përkthejmë këtë në aktivitete konkrete, duke synuar rritjen e performancës më të mirë në aspektin e punësimit dhe mbrojtjes sociale”, tha ministri Reirs. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?