LAJMI I FUNDIT:

Liria shkatërron Hajvalinë, Prishtina ndal Llapin (Foto)

Liria shkatërron Hajvalinë, Prishtina ndal Llapin (Foto)

Janë zhvilluar pesë ndeshje të xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina dhe Liria kanë ndalur pretendentët për titull kampioni, duke i mposhtur para shikuesve të vetë.

Gjersa prishtinasi triumfuan kundër Llapit me rezultat 3:1, në Prizren, Liria triumfoi me rezultat të pastër 3:0 kundër Hajvalisë, raporton Telegrafi.


‘Plisat’ arritën të krijonin epërsi të dyfishtë përmes Berat Hysenit (‘9) dhe Kreshnik Lushtakut (’21), ndërsa golin e vetëm për llapjanët e realizoi Enis Zabërgja (‘32).

Në vazhdim të ndeshjes, Berat Hyseni (‘83) gjuajti bukur, pas aksionit të mirë, por pret portieri Afrim Ademi priti topin. Por, atë që se bëri Hyseni, Shen Kelmendi (‘87) me një aksion vetjak realizoi golin e tretë dhe të rezultatit përfundimtar, atë prej 3:1 për Prishtinën

Në stadiumin ‘Përparim Thaçi’, prizrenasit shënuan fitore të madhe për tu konsoliduar në mesin e fushës. Dy golat për Lirinë i realizoi Blendi Memaj (‘17) dhe të dytin e shënoi dhjetë minuta më vonë. Goditjen përfundimtare Hajvalisë ia dha Liridon Fetahaj (‘57), pas një solo aksioni, goditi fuqishëm dhe realizoi golin përfundimtar, 3:0. Vlen të theksohet se Shkëlqim Pacolli (‘55) shënoi për Hajvalinë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje dhe kështu takimi përfundoi, 3:0 për Lirinë.

Feronikeli ka shënuar fitore si mysafirë i Dritës duke e mposhtur 0:2. Kampionët e Kosovës triumfuan në saje të golave të zëvendësuesit Haxhi Shala (’70, ‘73) dhe me këtë rast, i vetëm po kryeson renditjen tabelore të ligës elitare të futbollit kosovar me 47 pikë.

Trepça ’89 para shikuesve të vetë shënoi fitore kundër Drenicës me rezutlat 2:0. Fiton Hajdari (‘70) dhe Akenike (’90+) realizuan për mitrovicasit.

Ndërsa Fatlum Gashi (‘67) ka shënuar golin e fitores së Istogut kundër Besës së Pejës.

Kujtojmë se nesër takohen Vushtrria dhe Gjilani.

Pas këtyre rezultateve, Feronikeli kryeson tabelën me 47 pikë, Hajvalia mbetet në vendin e dytë me tre më pak, ndërsa në pozitën e tretë gjendet Llapi me 37 pikë. /Telegrafi/

tabela

Në trend Sport

Më shumë

"E dija që isha në Milano për një arsye" - 'Perandori' nuk lë gjë pa rrëfyer

Serie A
Ish-ylli i Real Madridit i bindur se Man United ka marrë ‘trajnerin më të mirë në botë’

Ish-ylli i Real Madridit i bindur se Man United ka marrë ‘trajnerin më të mirë në botë’

Premier League
Po cilësohet si skandali i vitit në La Liga – Komiteti i Gjyqtarëve jep verdiktin për golin e Lewandowskit

Po cilësohet si skandali i vitit në La Liga – Komiteti i Gjyqtarëve jep verdiktin për golin e Lewandowskit

La Liga
Lëndimi e detyron t’i jap fund karrierës në moshën 19-vjeçare njërin prej lojtarëve më premtues të Real Madridit

Lëndimi e detyron t’i jap fund karrierës në moshën 19-vjeçare njërin prej lojtarëve më premtues të Real Madridit

La Liga
Ylli kroat refuzoi Real Madridin, kishte një arsyeje shumë të veçantë

Ylli kroat refuzoi Real Madridin, kishte një arsyeje shumë të veçantë

La Liga
Pas lirimit nga burgu - Dani Alves tenton ta rivalizojë Facebook-un

Pas lirimit nga burgu - Dani Alves tenton ta rivalizojë Facebook-un

Ndërkombëtare
Kalo në kategori