Siç do të rritet numri i refugjatëve, ashtu do të pakësohet vullneti dhe gatishmëria e Bashkimit Evropian për t’i pranuar dhe integruar. Njëkohësisht, kriza e migrantëve kontribuoi drejt tendosjes së marrëdhënieve mes shteteve, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në hapjen solemne të Samitit të 19-të ekonomik euroaziatik që po mbahet në Stamboll.
Ai theksoi se sa më i dobët që është bashkëpunimi ndërmjet shteteve, aq më i fuqishëm është bashkëpunimi ndërmjet kriminelëve dhe shtoi se sipas statistikave të caktuara, tregtia me njerëz po bëhet më fitimprurëse se tregtia me lëndë narkotike.
“Ajo që shqtëson plotësisht, është se kanalet e njejta i shfrytëzojnë edhe individët me mendje të mbyllura të cilët me akte të dhunshme terroriste mbjellin dhunë. Kohë më parë, krahas Parisit, Brukselit, Ankarasë dhe Stambollit u gjend në goditje të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, të cilët krijuan realitet të ri në Evropë”, tha presidenti i Maqedonisë, transmeton TV21.
Ivanov potencoi se në kohë të këtilla turbulente, ku gjithnjë e më tepër mbisundon frika dhe paqartësia, janë të domosdoshme vendime të matura për këto sfida ndezëse.
“Refugjatët dhe migrantët nuk janë statistikë, por qenie njerëzore, me të drejta të patjetërsueshme njerëzore dhe me dinjitet të, lindur njerëzor. Secili prej tyre është njeri në gjurmim të fatit. për post festum të mos e shikojmë fuqinë e të pafuqishmëve, duhet të jemi human ndaj tyre, dhe t’u dalim në ndihmë”, tha Ivanov.
Kjo është pjesëmarrja e gjashtë e presidentit Ivnaov në Forumin ekonomik euroaziatik, që mbahet çdo vit në organizim të Fondacionit Marmara. Në forum marrin pjesë presidentë aktual dhe të mëparshëm, kryeministra, ministra, personalitete të shquara nga jeta shoqërore dhe politike, sektori joqeveritar dhe komunitetet afariste nga rreth 40 shtete.
Në delegacionin e kryesuar nga presidenti Ivanov është edhe ministri pa resor i angazhuar për tërheqjen e investimeve të huaja, Jerry Naumoff./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi