Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë e përmbylljes së projektit “More Quality Domestic Cheese for the Domestic Market” të zbatuar nga korporata “Rugove” në fabrikën “Djath Rugove” në Drelaj të Rugovës, projekt i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, kryeministri Mustafa vlerësoi rëndësinë e projekteve të tilla, të cilat ndihmojnë jo vetëm në zhvillimin e vendit, por edhe në rritjen e cilësisë së jetës në këto anë.
“Projekte të tilla mund të bëjnë vetëm njerëzit që kanë dëshirë, kanë vullnet, kanë përvojë, ata që dëshirojnë t’i ruajnë dhe të jetojnë në këto anë dhe ata që dëshirojnë t’i kontribuojnë zhvillimit të prodhimit dhe zhvillimit të vendit”, citohet të ketë thënë kryeministri.
Duke vlerësuar këtë investim dhe investimin e fabrikës së kontrollimit të ujit të Rugovës, si dy marka të rëndësishme për Kosovën, kryeministri Mustafa ka thënë se djathi i Rugovës do të jetë në tryezat e Kosovës por edhe në tryezat evropiane dhe botërore.
“Rugova pastaj nuk do të jetë vetëm në Rugovë do të jetë në Ballkan, në Evropë dhe do të jetë në gjithë tregun botëror. Ky emër e meriton që të arrijë atje ku duhet të arrijë”, tha kryeministri, duke uruar që këso fabrika të përurohen sa më shumë.
“Ky është qëllimi ynë themelor, që të bëjmë fabrika, të punësojmë njerëz, të prodhojmë vetë produktet tona, të ekspertojmë jashtë dhe të tregojmë se Kosova është një vend i cili e meriton pavarësinë, Kosova është një vend i cili di ta zhvillojë ekonominë dhe Kosova është një vend i orientuar kah Evropa dhe kah tregu evropian”, ka thënë më tej kryeministri Isa Mustafa.
E Shefi i zyrës së BE-së\Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar, ka thënë se ky projekt ka ndikuar në komunitetin lokal, duke krijuar vende të reja të punës, duke rritur kualitetin e jetës në fshatin Drelaj, por edhe duke mbështetur ekonominë.
“E uroj kompaninë Rugova për implementim të suksesshëm të projektit në vlerë prej 387 mijë euro, e cila është dhënë përmes skemës së granteve rurale të BE-së. Në total, deri më tash, ne kemi kontribuar me 24.5 milionë euro për projektet që kanë të bëjnë me bizneset bujqësore dhe zhvillimin rural. Kjo është posaçërisht e rëndësishme në kontekst të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila hyri në fuqi të premten e kaluar, si një mjet kyç për të mundësuar kushtet për tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë”, ka thënë Zhbogar.
Ndërkaq kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka vlerësuar se këto rezultate dhe këto prodhime janë një shembull me të cilin mburret Komuna e Pejës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame