LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti përzgjidhet stacioni më i miri për arritje në 100% të performancës në kohë

Aeroporti përzgjidhet stacioni më i miri për arritje në 100% të performancës në kohë

Easy Jet nderon ANP ‘Adem Jashari’ duke e përzgjedhur atë si stacioni më i mirë për performancë në kohë të procesimit të fluturimeve dhe udhëtarëve të saj duke lënë pas 600 stacione tjera aeroportuale në 30 shtete në botë.

Në certifikatën e prezantuar nga përfaqësuesit e EasyJet kjo cilësohet një e arritur e jashtëzakonshme për një aeroport e në këtë rast kjo meritë i takon Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.


Me këtë rast Drejtori Gjeneral i ANP “Adem Jashari” Haldun Firat Kokturk tha: “Kjo edhe njëherë dëshmon përkushtimin tonë për ofrimin e shërbimeve më kualitative për klientët tanë”.

Ky çmim i është ndarë për muajin Shkurt 2016 duke arritur performancën në kohë në 100% të të gjitha fluturimeve të operuara në këtë aeroport. Kjo është hera e dytë që ANP ‘Adem Jashari’ merr këtë cmim nga EasyJet meqenëse të njëjtin çmim kishte marrë edhe në vitin 2014.

Easy Jet operon në Kosovë që nga viti 2010 dhe tani ka 6 fluturime në javë për Basel, 4 fluturime në Gjenevë dhe në muajin e kaluar ka filluar edhe me 3 fluturime për destinacionin e Berlinit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori