LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Thaçi ka humbur besimin edhe të luftëtarëve të UÇK-së!

Selimi: Thaçi ka humbur besimin edhe të luftëtarëve të UÇK-së!

Kundërshtimin për zgjedhjen e Hashim Thaçit president, opozita e ka shprehur vazhdimisht me arsyetimin se ai nuk është person unifikues dhe se zgjedhja e tij përbën jo vetëm shkelje kushtetuese.

Kundërshtimin e tyre, opozita e ka bërë në mënyra të ndryshme, duke hedhur gaz lotsjellës e duke protestuar edhe në rrugë. Por duket se kundërshtimi i tyre nuk pengoi zgjedhjen e Thaçit president të vendit.

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i kontaktuar nga  Botapress tha se Hashim Thaçi nuk i përmbushë normat për të qenë president i Republikës së Kosovës, madje një pretendim i tillë i tij është absurd.


“Një ndër parakushtet për të qenë president i Republikës është edhe që kandidati të jetë unifikues dhe mbipartiak.  Kjo gjë është edhe normë kushtetuese. Këtë normë Thaçi nuk e përmbush as përafërsisht. Por jo vetëm kaq. Si mund të pretendojë të jetë president unifikues një kandidat i cili për tu zgjedhur është dashur që në ditën e zgjedhjes se tij ta shtyp protestën me dhunë dhe ta nxjerrë me polici opozitën nga parlamenti?”

I  pyetur se a e ka humbur Thaçi besimin e ish luftëtarëve të UÇK-së dhe të Drenicës, ai nuk e mohoi këtë gjë, madje tha se askush nuk mund ta ketë besimin e ish luftëtarëve përfshirë (edhe) Thaçin.

“Askush nuk mund ta ketë besimin e ish luftëtarëve sot (aq më pak Hashim Thaçi)  i cili njëkohësisht vazhdon t’i luftojë objektivat e luftës që kanë bërë luftëtarët gjatë luftës. Që ta kesh besimin e ish luftëtarëve duhet që t’ua respektosh qëllimin për të cilin ata kanë luftuar”, tha deputeti Selimi për Botapress.

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

Lajme
Kalo në kategori