Ndërmjetësuesi Piter Vanhoutte e konfirmoi atë për të cilën një kohë të gjatë alarmonte sektori qytetar dhe opozita, e ato janë problemet gjatë shfrytëzimit të mjeteve nga fondet IPA, kapaciteti i pamjaftueshëm për shfrytëzimin e tyre, mirëpo u zbardhën edhe afera që tregonin se ka keqpërdorime, komentojnë njohësit e rregullativës evropiane cilët tashmë shkroi për këtë temë. Sipas tyre, njëra nga ato afera ishte edhe rasti “Aktori”. Fatmir Besimi nga pozita e zëvendëskryeministrit për integrime evropiane deklaroi se në qoftë se dëshmohet se ka pasur keqpërdorime – dikush do të mbajë përgjegjësi.
Si mundet dhe a ka mundësi të keqpërdoren paratë evropiane nëpërmjet fondeve IPA?
Bashkimi Evropian, gjegjësisht, Zyra evropiane kundër mashtrimit, OLAF, e cila është kompetente për hetimet në lidhje me mashtrimet që kanë të bëjnë me të gjitha mjetet që vijnë nga buxheti i BE-së duke i përfshirë edhe fondet për para-anëtarësim për vendet kandidate, sikurse Maqedonia, mund të fillojë hetim në bazë të konstatimeve dhe indikacioneve, edhe pa e informuar vendin përkatës, komentojnë ekspertët për Portalb-in. Pas deklaratës së ndërmjetësit në bisedimet ndërpartiake, Piter Vanhoutte, se ka njohuri se 40% e parave nga fondet IPA janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme, dhe se ka arsye për të dyshuar se ka korrupsion, zëvendës-kryeministri Fatmir Besimi thotë se deri tani nuk ka informatë kthyese nga Komisioni Evropian se a ka filluar ndonjë hetim, apo se a bëhet fjalë për rast që do të shqyrtohet, shkruan Portalb.mk.
“Tashmë e kontaktova Delegacionin Evropian në Shkup, mirëpo reagim konkret ose paralajmërim nga ana e Zyrës Evropiane kundër mashtrimit, OLAF, nuk ka. Nëse konstatohen keqpërdorime, çdokush që ka qenë pjesë e tyre duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Fatmir Besimi, zëvendës-kryeministër për eurointegrime.
Sipas një pjese të ekspertëve, siç publikoi Portalb-i, vlerësimi i ndërmjetësuesit Vanhoutte nuk duhet të kuptohet në mënyrë naive, përkundrazi, ai mund të paraqesë hyrje në probleme serioze që mund ta dëmtojnë kredibilitetin e vendit.
“Hulumtuesit e OLAF-it kanë vepruar në disa situata paraparake kur ka pasur dyshim për mashtrim, në rastet me menaxhimin e fondeve evropiane për programet arsimore evropiane dhe mobilitet, si dhe për ndihmën për para-anëtarësim në projektet infrastrukturore (rasti “Aktori”). Si rezultat i hetimeve të tilla dhe të ngjashme, dy vite u suspenduan paratë evropiane për Agjencinë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet. Mirëpo, nuk besoj se qëllimi i reagimit të zotëri Vanhouttes është që të suspendohen fondet për Maqedoninë, por përkundrazi që këto para të përfundojnë atje për ku janë të dedikuara, për reforma dhe evropeizim, në vend se te një rret i mbyllur i njerëzve dhe i strukturave që nuk kanë asnjë lidhje me reformat dhe përparimin vendit” tha Bojan Mariçiq nga Qendra maqedonase për arsim evropian.
Lidija Dimova nga LSDM-ja opozitare konsideron se pas deklaratës së Vanhouttes ka mundësi për hetim të mëtutjeshëm.
“Ajo që tani është e re është fakti se zotëri Vanhoutte tashmë një kohë të gjatë qëndron në Maqedoni dhe ka njohuri të thella për atë se si funksionojnë (ose nuk funksionojnë) institucionet e shtetit. Për shkak se është i angazhuar në një projekt kundër korrupsionit, ka mundësi që të zbulohet se si janë bërë të gjitha keqpërdorimet. Tashmë paraqiten denoncuesit e parë që ofrojnë informata vullnetarisht, për shkak se në të kundërtën duhet t’i kthejnë paratë dhe të përfundojnë në burg”, thotë Dimova.
Shfrytëzimi i mjeteve nga IPA1, për periudhën 2007-2013, është 61,8 për qind. Në fakt, sipas të dhënave nga qeveria, shuma e përgjithshme e mjeteve të tërhequra është 614,7 milionë euro, me ç’rast janë nënshkruar 957 kontrata në vlerë prej 379,8 milionë euro. Deri në fund të vitit 2017 mbeten të shfrytëzohen edhe 97 milionë euro nga ky program, me ç’rast shfrytëzimi do të sillej prej 75% deri në 80%.
“Karakteristike për zbatimin e ndihmës financiare në kuadër të IPA 1, është ajo se ekzistojnë shuma të konsiderueshme të mjeteve të kthyera në buxhetin e BE-së, si dhe rreziqe për humbjen e ardhshme të mjeteve nga programet e udhëhequra nga sistemi i decentralizuar për implementim (DIS) në Ministrinë për Financa. Situata është kritike, për shembull në vitin 2014, 41,6 milionë euro janë humbur në të gjitha komponentet e IPA-s. Veçanërisht kritike është komponenta e pestë nga e cila 15.6 milionë euro janë kthyer në buxhetin e BE-së. Strukturat operative në vend kanë probleme të shumta strukturore që ndikojnë negativisht në punën e tyre dhe në absorbimin me kohë të fondeve IPA. Nënshkrimi i kontratave të programeve nacionale për vitet 2011, 2012 dhe 2013 filloi të zbatohet në vitin 2014. Rreth 44 milionë euro nga korniza e parë e IPA-s janë humbur në vitin 2015”, thotë Mariçiq nga QMAE.
Përveç me nivelin e shfrytëzimit të parave të fondeve evropiane, sipas Dimovës, Maqedonia tani mund të ballafaqohet edhe me një problem të mundshëm të korrupsionit.
“Shumë herë deri tani është theksuar se ka probleme me shfrytëzimn e mjeteve nga IPA edhe atë nga shumë palë, nga opozita, mediet, mirëpo edhe nga ana e organizatave të shoqërisë qytetare. Pothuajse porosi identike vinin nga të gjitha anët. Vazhdimisht përmendeshin indikatorët të cilët bënin me dije se firmat e njëjta evropiane për konsultim dhe organizatat e njëjta qytetare fitojnë mjete nga IPA”, thotë Dimova dhe shton se: “Ishin dëshmitarë edhe të vjedhjes “me të madhe” edhe atë te komponenta e 3-të, ku përveç rastit “Aktori”, të cilin e publikoi LSDM-ja, kishte edhe kontrata të nënshkruara milionëshe me firma që janë në pronësi të ish-ministrit Mile Janakievski. Për fat të keq, të gjitha këto paralajmërime, nuk mjaftuan që të detyrohet Komisioni Evropian ta aktivizojë organin e saj për antikorrupsion OLAF, që të shohë se a keqpërdoren (dhe si) paratë e qytetarëve evropianë”.
Me IPA 2 2014-2020, në kuadër të të cilit ka tetë sektorë, nga gjithsej 664 milionë euro, të parapara në dokumentin strategjik nacional të Republikës së Maqedonisë, deri tani janë programuar mjete në lartësi prej 445,6 milionë еurosh./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama