LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti sot do të votojë ministrat e rinj të BDI-së

Parlamenti sot do të votojë ministrat e rinj të BDI-së

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 100, në rendin e ditës të së cilës gjendet propozimi për zgjedhje të anëtarëve të Qeverisë së Maqedonisë dhe emërimi i zëvendësministrave. Mbrëmë deputetët i konstatuan dorëheqjet e ministrave dhe zëvendësministrave nga BDI, pasi që kryesia e BDI vendosi ti tërheq të gjithë funksionarët e vetë nga pushteti ekzekutiv, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me vendim të kryesisë, lideri i partisë Ali Ahmeti i morri të gjitha kompetencat për të vendosur për hapat e mëtutjeshme rreth pjesëmarrjes së partisë në Qeveri. Ahmeti të dielën i shpalli emrat e kandidatëve për ministra dhe zëvendësministra të rinj. Bëhet fjalë kryesisht për njerëz të rinj, profesor universitar ose funksionarë në kabinetet e ministrave të deritanishëm. /Telegrafi/