Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Evropiane të Hapësirës shpreson se bashkëpunimi ndërkombëtar do të çojë një ditë në ndërtimin e një qendre të banuar në sipërfaqen e Hënës. Në vend të transportimit të materialeve të ndërtimit në Hënë, ekspertët parashikojnë përdorimin e teknologjisë së shtypjes 3 dimensionale për ndërtimin e strukturave nga burimet natyrore të Hënës.
Tingëllon si një histori filmash fantastiko-shkencor, por shefi i ri i Agjencisë Evropiane të Hapësirës dëshiron ta bëjë realitet këtë ide ambicioze. Duke krijuar një bazë të përhershme në hënë, ose “Fshati i Hënës” siç e quan shefi i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) Johann-Dietrich Woerner, njerëzit do të jetojnë dhe punojnë në Hënë. Shumëllojshmëria e banorëve nga vende të ndryshme të botës, thotë ai parashikohet të jetë pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Fshati në hënë do të kombinojë aftësitë e kombeve të ndryshme si nga ana njerëzore apo robotike. Do të përfshijë disa aktivitete, qofshin ato shkencore, tregtare, turizëm apo minerare”, thotë zoti Woerner i cili mori drejtimin e Agjencisë Evropiane të Hapësirës korrikun e shkuar. Kanë kaluar pothuajse 50 vjet nga viti 1969, kur njeriu shkeli për herë të parë në Hënë. Një bazë e përhershme shihet si veprimi i radhës më i logjikshëm, kryesisht pas bashkëpunimit të suksesshëm në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, transmeton syri.
“Ideja është që në këtë projekt të tërheqim idetë, interesat, aftësitë e njerëzve të ndryshëm nga mbarë bota. Mund të fillojmë me një mision të vogël uljeje në hënë, për të cilin po punojnë shumë vende. Mund të kemi investime të mëdha si një radio-teleskop të fuqishëm në pjesën e largme të hënës. Pra në të njëjtin vend, në Hënë, mund të kemi aktivitete të shumta.” Një ide tjetër është edhe përdorimi i burimeve natyrore për të ndërtuar dhe mbajtur një bazë hënore. Makineritë mund të përdorin akullin, metalet dhe mineralet për të printuar me teknologji 3 dimensionale strukturën e një ndërtese.
Një makinë robotike mund të ulet në sipërfaqen e hënës dhe të ndërtojë një kupolë duke e fryrë atë me ajër. Makineria do të ndërtojë më pas një objekt për mbrojtjen e kupolës dhe astronautëve që do të jetojnë brenda saj. Shefi i Agjencisë Evropiane të Hapësirës beson se projekti nuk kërkon investime të mëdha në fillim, pasi misione të vogla për zbritjen në Hënë janë në përgatitje e sipër. Por duhen marrë parasysh edhe rreziqet si radiacioni diellor dhe kozmik, mikro-meteorët dhe temperaturat ekstreme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një nënë dhe fëmija i saj, në mesin e shtatë personave që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit mjekësor në Filadelfia
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos