LAJMI I FUNDIT:

Gjërat më të pabesueshme që ju shëndoshin

Gjërat më të pabesueshme që ju shëndoshin

Bëni kujdes! Nëse flini pak, mbani dritën ndezur ndërsa jeni në gjumë, qëndroni në një ambient me ajër të kondicionuar apo në ajër të ndotur ju do të shëndosheni shumë! Këto janë vetëm disa nga arsyet e çuditshme, por të vërteta të cilat fatkeqësisht ju çojnë drejt kësaj rruge! Zbulojini edhe të tjerat…

Infeksioni nga virusi
Fëmijët e ekspozuar ndaj një lloji të veçantë virusi, adenovirusit 36, do të jenë më të predispozuar për t’u shëndoshur me më shumë shpejtësi kur të rriten. Këtë e dëshmon një studim amerikan i revistës Pediatrics.

Të pasurit e një mamaje të madhe në moshë
Mamatë mbi 35 vjeç shkencërisht kanë tendencë të lindin fëmijë obezë.


Heqja e bajameve
E çuditshme, por e vërtetë. Në shumicën e rasteve heqja e bajameve çon në një shëndoshje të shpejtë të personit i cili kryen këtë lloj operacioni në fyt.

Fjetja me dritë ndezur
Një studim i fundit ka demonstruar se fjetja në një dhomë me dritë ndezur rrit mundësinë e shëndoshjes me 50% më shumë sesa normalja.

ADN-ja
Disa persona kanë një nga 31 gjene përgjegjës të obezitetit, duke rezultuar në këtë mënyrë më të predispozuar për t’u shëndoshur në krahasim me normalen.

Fjetja e paktë
Nëse flini shumë pak atëherë ju do të shëndosheni shumë. Kjo shpjegohet me faktin se fjetja e paktë ose e tepërt, shkakton ndryshime hormonale që mund të stimulojnë oreksin. Arsye tjetër mendohet të jetë fakti që mungesa e gjumit mund të dobësojë personin, duke neglizhuar aktivitetin fizik, i nevojshëm për të ruajtur formën fizike.

470356082_XS

Terapitë farmakologjike
Disa ilaçe të cilat mund të përdoren vazhdimisht për kurën ose kontrollin e diabetit, depresionit dhe hipertensionit mund të shkaktojnë rritjen e peshës trupore.

Ekspozimi në ajër të ndotur
Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj elementëve kimikë të pranishëm në një zonë të ndotur, në veçanti me bisphenol A, mund të ndërhyjë në ecurinë normale të aktivitetit të metabolizmit, duke shkaktuar një rritje në peshë.

Ushqyerja gjatë shtatzënisë
Një dietë e pasur me yndyra gjatë shtatzënisë e ekspozon fëmijën ndaj një rreziku më të madh obeziteti qysh në vogëli.

Të pasurit e një mamaje që punon
Mungesa e prezencës së nënës në shtëpi mund ta çojë fëmijën të përvetësojë sjellje ushqyerjeje të gabuara, shkruan Shqip. Në këtë mënyrë ai do të bëhet obez.

Ajri i kondicionuar
Në një artikull të publikuar te Gazeta Ndërkombëtare e Obezitetit është demonstruar se personat që kalojnë shumë kohë në ambiente me ajër të kondicionuar kanë tendencë të shëndoshen. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori