LAJMI I FUNDIT:

Aksioni kundër informalitet hyn në fazën e dytë

Aksioni kundër informalitet hyn në fazën e dytë

Kryeministri Edi Rama ka shpallur këtë të hënë, në një takim të posaçëm nisjen e fazës së dytë të aksionit kundër informalitetit. Në fjalën e tij, Rama ka shprehur bindjen për suksesin e këtij operacioni, duke parë fazën e parë të tij, që solli sipas tij “rezultate të prekshme”.

Shefi i qeverisë ka nënvizuar se në 20 vjet ekonomia informale kishte shtrirë rrënjët e saj, duke arritur të bashkëjetonte me shtetin dhe duke bërë të pamundur mbrojtjen e konsumatorëve.

“Ndërsa sot jemi në kushte të reja. Hapëm dy kanale të rëndësishme komunikimi për të denoncuar informalitetin”, ka thënë Rama, duke shtuar se “formalizimi është një e mirë e përbashkët”.


Më tej, duke cituar disa të dhëna statistikore Rama ka saktësuar: “Të ardhurat për 3-mujorin e parë të vitit janë përtej parashikimeve, në 3 muaj kemi arkëtuar rreth 100 milionë dollarë më shumë, kemi regjistruar një rritje të ndjeshme në produktet e akcizës, falë rezultateve zeruam taksat për rreth 83 mijë biznese të vogla. Jemi duke mbyllur përfundimisht shtigjet e kontrabandës”, ka shtuar Rama.

Ndërsa ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar se, sot Shqipëria ka një model të ri ekonomik të konfirmuar nga 3 institucione ndërkombëtare dhe Banka e Shqipërisë.

“Sot ekonomia shqiptare e ka lënë krizën mbrapa dhe në themel ka luftën kundër informalitetit”, ka thënë Ahmetaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori