LAJMI I FUNDIT:

Deputetët do ta shqyrtojnë propozimin e SHGM-së për reforma në mediume

Deputetët do ta shqyrtojnë propozimin e SHGM-së për reforma në mediume

Në seancën e sotme parlamentare në rend dite është vendosur Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audio vizuale, me procedurë të shkurtër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Propozimin deri te Kuvendi e dorëzuan Shoqata e gazetarëve dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve në media, ndërsa në procedurë e lëshoi LSDM.


Ky ligj është përpiluar sipas propozimeve të ndërmjetësit Peter Vanhoutte dhe konsiderohet si një mundësi për arritjen e marrëveshjes për reforma në sferën e mediave që është pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos, pasi që negociatat nga Klubi i deputetëve u transferuan në Kuvend. Sipas informatave jozyrtare, ShGM propozimin e ka dorëzuar në koordinim me ndërmjetësit ndërkombëtar të procesit të cilët dhe janë garantues të Marrëveshjes së Përzhinos, dhe nga të cilët pritej të bëjnë presion ndaj partive politike që ta pranojnë këtë zgjidhje. Vallë do të ketë sukses, do të shihet në seancën parlamentar, por qëndron fakti se prej kur SHGM e dorëzoi në Kuvend, në iniciativën për miratimin e tij janë nënshkruar vetëm deputetët e koalicionit të LSDM.

Propozim zgjidhja parasheh reforma në këshillin programor të RTVM dhe në këshillin e Agjencisë për media, si dhe financim të plotë të RTVM nga buxheti shtetëror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori