LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Sjellja e papërgjegjshme e kundërshtarëve politik e dëmton shtetin

Ivanov: Sjellja e papërgjegjshme e kundërshtarëve politik e dëmton shtetin

Është e domosdoshme të ndërtojmë besim në shtetin tonë, të ndërtojmë ndjenjë për interes shtetëror dhe Maqedoninë ta kemi mbi të gjitha, porositi kryetari i Maqedonisë Gjorgje Ivanov në manifestimin me rastin e jubileut të 65 të themelimit të Arkivit shtetëror të Republikës së Maqedonisë, duke e komentuar krizën aktuale politike, njofton Telegrafi Maqedoni.

„Në vend që gjatë këtyre 25 vite të çlirohemi nga këto ndarje fatale, ne akoma më shumë i kultivojmë dhe e thelojmë hendekun mes nesh. Si? Me sjellje të papërgjegjshme. Sjellja e papërgjegjshme e kundërshtarëve politik e dëmton shtetin. Kriza sikur u shndërrua në përditshmërinë tonë. U lejua që të huajit të kujdesen për ne, më tepër se sa vetë ne. U lejua që të tjerët ta modelojnë sistemin tonë politik dhe juridik. U lejua që interesi personal dhe partiak të jenë mbi interesin shtetëror“, konstatoi kryetari Ivanov në fjalimin e tij.

Njëkohësisht, sipas kryetarit të Maqedonisë, jemi dëshmitarë të mjegullimit të hapësirës midis informimit dhe manipulimit, meqë, siç tha Ivanov, tani manipulohet edhe me informatat.


„Kjo lind një dyshim i cili është pothuajse i gjithë pranishëm. Dikush qartë ka thënë se as e kaluara nuk është më ajo që ishte. Tani pothuajse gjithçka vihet në dyshim, përfshi edhe besimin në shtet. Ndërsa çmimi i humbjes së këtij besimi është tepër i lartë“, tha presidenti Ivanov.

„Kemi shumë pak kohë, deri në fund të këtij viti, ta përmirësojmë përshtypjen që do ta kenë gjeneratat e ardhshme për gjeneratën tonë, duke i lexuar shënimet që do ti lëmë pas nesh, në arkivat. Prandaj, para çdo fjale që do ta shqiptojmë, para çdo vendimi që do ta marrim, duhet të mendojmë mirë dhe të pyesim veten: Si do ta shohin gjeneratën tonë ata që akoma nuk kanë lindur? Çfarë do të mendojnë pasardhësit tonë për çerek shekullin tonë të pavarësisë? Me çfarë përmbajtje e shënojmë faqen tonë të historisë bashkëkohore maqedonase? Dhe vallë udhëhiqemi nga dëshira për lavdi dhe rejting politik ose nga përgjegjësia ndaj kësaj gjenerate dhe atyre që vijnë pas?“ tha kryetari Ivanov, në manifestimin me rastin e jubileut të 65 të themelimit të Arkivit shtetëror të Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori