Pas sulmeve terroriste në Evropë, sidomos në Bruksel shumë pelegrinë kanë anuluar udhëtimet e tyre të planifikuara për në Romë, për shkak të dhunës në Bruksel.
E përderisa vendet tjera japin udhëzime se si të shmangen nga sulmet terroriste, nga tubimet në vende publike, në Kosovë ende nuk është përgatitur një udhëzim i tillë për qytetarët.
Se një udhëzim i tillë është i nevojshëm e ka pohuar Nuredin Ibishi, anëtar në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndërkaq, sipas Bashkim Selmanit , profesor ne Universitet te Tetovës për terrorizmin, Kosova deri më tani ka një strategji se si të drejtohet në raste të terrorizmit, por që sipas tij dimensioni real duhet të ndahet në tri faza.
“Faza e parë ka të bëjë me përgatitjen institucionale, e dyta me lëvizjen e qytetarëve ku ka organizime dhe e treta ka të bëjë me mënyrën funksionale të të gjitha bashkësive. Ballkani tani duhet të jetë pikë shënjestër e sulmeve në një forma apo tjetër. Edhe Kosova nuk është e parrezikuar në këtë drejtim por duhet të ketë bashkëpunim mes tri organeve , policia, qytetarët por edhe institucionet e tjera në këtë proces”, thotë ai për Tribuna Channel.
Ndërsa, njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, thotë që qytetarët nuk duhet të frikësohen nga aktet e tilla.
“Unë e kam një mesazh për qytetarët e Kosovës që mos të frikësohen nga aktet të tilla sepse Kosova nuk është në hartat goditëse të ISIS-it, e madje edhe po të kishte ide të tilla, janë vetë luftëtarët shqiptar të ‘xhihadi’ që nuk do të lejonin sulme të tilla në vendin tonë, duke e ditur se në luftën e fundit populli ynë ka përjetuar: terrorizëm, masakra e çka jo tjetër”. thotë Islami për Tribuna Channel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje