Emrin e mbajnë të njëjtë, por nga pikëpamjet e tyre politike dallojnë shumë. Është ky Hashim Thaçi, i LDK- së, i cili mban emrin e njëjtë me ish-kreun e PDK-së, tanimë president në ardhje.
Emrin që mban Hashim Thaçi i LDK-së, thotë se më shumë ia ka parë sherrin sesa “hajrin”.
Sherrin më të madh, emrit që mban ia pa para luftës dhe gjatë luftës në Kosovë, ku shpesh herë i ishte rrezikuar edhe jeta e tij. Ai tregoi se letërnjoftimin nuk kishte guxuar ta merrte asnjëherë me vete, pasi që i figuronte emri Hashim Thaçi.
“Më kujtohet kur është dënuar si student dhe u shua rilindja, atëherë të gjithë mendonin që unë jam ai Hashim Thaçi. Nuk kaloj shumë kohë dhe ajo u kuptua, sepse edhe unë kam qenë një prej atyre në ekstrem që kemi qenë kundër pushtetit. Në kohën e luftës, letërnjoftimin as që e merrja me vete sepse si e shihnin emrin Hashim Thaçi, këta vetëm e lypnin, kaloj edhe ajo… Çdoherë është dashur të ruhem, të mos e tregoj letërnjoftimin në kohën e bombardimeve dhe të luftës. Kurrë nuk kam guxua me marrë letërnjoftimin, jam frikësuar me pas letërnjoftimin e Hashim Thaçit se Hashim Thaçi ka qenë i ndjekur”, tha ai.
Falë emrit që mban, Hashim Thaçi i LDK-së, kishte shpëtuar nga dënimi i policisë disa herë. Kur Policia e Kosovës kishte dashur ta dënonte për parkim pa leje, me të parë emrin e tij, ata ia kishin falur dënimin.
“Çka është me më rëndësi që më ka mbet është se isha në një fejesë te djali i vëllait dhe e parkova veturën në një vend jo të duhur. Kur dola ma kishin marrë Policia, i pyeta policinë se ku është, më tregun se ku të shkoj. Shkova dhe më pyetni: ‘a e ke letërnjoftimin Hashim Thaçi’?. Tha: ‘na fal zotëri Thaçi, veç pak, pritni pak.’ Tash çka është kjo punë dhe hyri te ata kolegët e tij e po bisedon. Pas taj, doli e mi sjelli dokumentacionin dhe tha që dënimin prej Policisë nuk po ta shkruajmë hiç, por duhet me pagu veç merimangën që e ka marrë dhe kur u përshëndetëm tha: ‘përshëndete zotëri Hashim Thaçin, a s’po e sheh qe unë jam aty, por përshëndete Hashim Thaçin’. I thash hajt se do ta përshëndeti dhe dola… Shkova me marrë veturën atje, ata veç e panë prej Fushë-Kosovës, ku edhe ata po e thirrin, e kemi Hashim Thaçin këtu, po tha na e liruam… në këtë rast e di që ia kam pa hajrin emrit Hashim Thaçit sepse tjetër ku kurrë hajrin s’ia kam pa”, tha ai.
Në një rast tjetër, po ashtu me Policinë e Kosovës, Thaçi tregon se gjithashtu kishte shpëtuar nga dënimi falë emrit të tij.
“Më ndalën policia te Xhamia e Llapit, tash një police kishte qenë prej PDK-së, ndërsa polici tjetër kishte qenë prej LDK-së. Tash po më ndal dhe unë hyra gabim, më ndali dhe mi kërkoj dokumentet. Dhe i thash qe me t’i dhënë dokumentet më dënon, prandaj, s’po ta jepi. Ajo tha që duhet. Pastaj i thash qe po ta dha letërnjoftimin por me kusht që të ma ktheni, ajo tha qe po ta kthej. Kur e pa Hashim Thaçi tha që ty nuk të dënoj kurrë, urdhëroni dokumentet, pasi që keni emrin Hashim Thaçi. Kur i thash që unë nuk jam me Hashim Thaçin, jam tjetër parti. Ajo ma mori letërnjoftimin dhe më tha që duhet të dënoj, tash ai tjetri kolegu i tij tha unë jam me LDK dhe s’po e dënon. Kështu ka qenë hajgare”, tha Thaçi.
Për gjendjen aktuale politike në Kosovë, Hashim Thaçi i LDK-së tha se nuk po sheh zgjidhe. Ai tha se u takon partive në pozitë dhe opozitë që të lëshojnë pe dhe të punojnë për popull, e jo për interesa personale. Ai gjithashtu tha se me disa deklarata thumbues e për opozitën të cilat i ka bërë kreu i partisë së tij, njëherësh dhe kryeministër i vendit, Isa Mustafa nuk është i kënaqur.
“Unë kështu nuk po shoh zgjidhje. Në këtë mënyrë qysh po shkojnë në dy ekstreme, opozita në ekstremin e vet, pozita në të veten nuk ka zgjedhje. Unë po bindem këtu që këta janë duke punuar jo për Kosovën por për interesa të veta. Duhet me leshu pe, opozitës i takon me leshu pe me u ulë me bisedua, por edhe pozitës, gjithashtu. Pse çdoherë duhet me dal dikush i jashtëm që po i quajnë miqtë me na pajtu, pse mos me u pajtua vet, pse mos të ulën dhe të bisedojnë vet. Sa ka drejt pozita, ka aq edhe opozita. Në këtë rast, pozita duhet me lëshuar pe, duhet me i afrua, jo me fjalë të mëdha. Për shembull unë s’jam i kënaqur me disa deklarata të kryeministrit që janë shumë thumbuese, sepse je kryeministër i vendit, duhet me ofru opozitë. Edhe opozita me kall e me djeg, këto nuk janë në rregull. Jam i bindur që mos me i pas këto opozita, kish pas më shumë simpatizantë”, tha ai.
Por sa i përket emrit të tij të cilin mban, ai tha se shpesh herë i kanë thënë ta ndërrojë, por ky kishte vendosur ta mbante, pasi që ishte edhe më i madh në moshë dhe e kishte më herët.
Hashim Thaçi i LDK-së është njëri ndër themeluesit e Degës së tretë të Presidentit Ibrahim Rugova në Lidhjen Demokratike të Kosovës./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje “xhentëllmenësh”, por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
“Dino” mysafiri i aeroportit të Shkupit, qeni anti-stres për të gjithë udhëtarët
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj