LAJMI I FUNDIT:

Minatori i vjetër shpallet fajtor që iu thyen katër brinjë dhe pësoi edhe gjakderdhje në mushkri (Video)

Minatori i vjetër shpallet fajtor që iu thyen katër brinjë dhe pësoi edhe gjakderdhje në mushkri (Video)

Më shumë se katër dekada i ka kaluar në miniera, e vetëm një vit para se të pensionohej, minatori Beqir Ibishi ka qenë në rrezik për jetë në vendin e tij të punës.

Nga një shembje që kishte ndodhur më 2 shkurt, në minierën e Trepçës në Stan Tërg, më saktë në horizontin 10, Ibishit i janë thyer katër brinjë, e pas dy ditësh, atij i është evidentuar edhe gjakderdhje në mushkri.

Dy javë kishte qëndruar në pushim mjekësor, e pavarësisht dhimbjeve dhe kërkesës që t’i vazhdohet pushimi mjekësor, atij i është dashur të kthehet sërish në minierë, pasi thotë se i rrezikohet vendi i punës.


Për rrezikun, minatori Ibishi thotë t’i ketë paralajmëruar drejtuesit e tij, pikërisht për në pjesën ku më pas ndodhi shembja, por paralajmërimi i tij ishte injoruar.

Sipas Ibishit, rasti i tij është provuar të heshtet, ndërsa një herë i ishin ofruar kompromise si punësimi i djalit të tij, duke pasuar me kërcënime nga drejtuesi i Horizontit 10, Behxhet Vinarci.

KTV-ja ka provuar dy herë të marrë përgjigje nga Behxhet Vinarci për pretendimet e minatorit Beqir Ibishi.

“Nuk ka asgjë të vërtetë aty”, ka thënë Vinarci, përmes telefonit, duke refuzuar që të japë më shumë informacione.

Për këtë rast, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, më saktë Departamenti i Inspektoratit, thonë të jenë njoftuar për këtë rast qysh në ditën kur ka ndodhur.

Megjithatë, nga vlerësimet e bëra, një komision i themeluar për këtë rast, ka konkluduar se për këtë aksident, faji ishte i minatorit Ibishi: “Në bazë të raportit të Komisionit të formuar nga Drejtoria e Minierës së Stantërgut, deklaratës së të lënduarit dhe deklaratave të dëshmitarëve, Komisioni Profesional i KPMM-së ka konstatuar se kushtet e punës në vendpunishte kanë qenë sipas rregullave të punës për punë minerare. Komisioni konstaton se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosvlerësimit të rrezikut nga punëtori i lënduar Beqir Ibishi”.

Drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava, ka thënë të jenë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, por më e rëndësishmja ka qenë që ai të ketë përkujdesjen e nevojshme mjekësore. Ky rast, sipas Tmavës, tregon edhe një herë për problematikën e mosrregullimit të statusit të punëtorëve të Trepçës, në veçanti me kategoritë në prag të pensionimit.

https://vimeo.com/161064418

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori