LAJMI I FUNDIT:

Mostransparenca e Ministrisë së Shëndetësisë, kronike

Mostransparenca e Ministrisë së Shëndetësisë, kronike

Transparenca e Ministrisë së Shëndetësisë është minimale dhe nuk ka ndryshuar në vite sa i përket fushës së prokurimit. Dhe, ato gjetje mbi kontrata ku janë ofruar qasje tregojnë për buxhet shumë të kufizuar për të adresuar nevojat e pacientëve në Kosovë, u tha sot në një raport të ri të KDI-së.

Raporti analizon zbatimin e legjislacionit të prokurimit publik, përmes ekzaminimit të kontratave të Ministrisë së Shëndetësisë për furnizime me citostatik, material shpenzues dhe anti-infektiv, të cilat janë analizuar në faza të ndryshme.

Pesë faza të prokurimit u analizuan për të ardhur deri tek gjetjet, thuhet në njoftimin e KDI-së.


Diana Metushi-Krasniqi – autore e raportit tha se “analiza shpërfaqë mungesën e transparencës së këtij institucioni si një nga problemet kyçe.

“Deficiencat në transparencë Ministria në fjalë i arsyetoi me mungesën e kohës dhe  kapaciteteve. Prandaj edhe titulli i raportit është ‘Virusi Transparentitis’.

Nga analiza e këtij raporti, konkludohet se brengat kryesore lidhur me prokurimin brenda MSH kanë të bëjnë me çmimin tejet të lartë të produkteve, krahas buxhetit të kësaj ministrie.

Kostoja e shpenzimeve për kokë banori e Kosovës për vitin 2015 ishte 110.00 USD, që është më e ulëta në rajon. Kosova shpenzon pesë herë më pak se Shqipëria në shëndetësinë publike, shtatë herë më pak se Maqedonia, dhe nëntë herë më pak se Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Turqia. Kjo rezulton me mos plotësim të nevojave.

Blerja e materialeve shpenzuese si gazat sterile, dorëza apo mantelet është përcjellë me pretendime të shumta për parregullsi. Cilësia e dobët e këtyre materialeve është rezultat i mos azhurnimit të Listës Esenciale të Barnave, e cila Listë nuk i specifikon kërkesat për kualitet. Kjo rezulton në blerjen e produkteve me kualitet të dobët.

Për të përmirësuar këtë situatë KDI ka ofruar edhe një numër të rekomandimeve, që kanë të bëjnë me adresimin e këtyre nevojave imediate si rifreskimi i Listës Esenciale të Barnave, përmirësimi  i planifikimit të prokurimit, krijimi i një sistemi elektronik të regjistrimit dhe evidencës së pacientëve dhe evidentimit të konsumit; analizimi i produkteve nën patentë dhe aplikimi i procedurave të negocimit për blerjen e tyre; si dhe nevoja për analizë të tregut për të pasur pasqyrim të përafërt lidhur me ofertën që mund të kenë kompanitë për produkte të caktuara dhe për t’u mbrojtur nga fiksimi i çmimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Lajme
Pas MPJD, edhe QKMK thirrje mërgimtarëve: Shmangni pikëkalimet kufitare me Serbinë

Pas MPJD, edhe QKMK thirrje mërgimtarëve: Shmangni pikëkalimet kufitare me Serbinë

Lajme
Vrau babanë dhe e hodhi në pus, arrestohet miku i 30-vjeçarit në Durrës

Vrau babanë dhe e hodhi në pus, arrestohet miku i 30-vjeçarit në Durrës

Lajme
Kurti dhe ministrat takojnë kryetarin e Mitrovicës së Veriut, diskutime mbi qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik

Kurti dhe ministrat takojnë kryetarin e Mitrovicës së Veriut, diskutime mbi qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik

Lajme
Lista Serbe e quan persekutim ndaj popullit serb mbylljen e komunave paralele në veri, thonë se ato nuk e kanë shkelur ligjin

Lista Serbe e quan persekutim ndaj popullit serb mbylljen e komunave paralele në veri, thonë se ato nuk e kanë shkelur ligjin

Lajme
Ministrja e Jashtme e Finlandës arrin në Kosovë, pritet në Aeroportin “Adem Jashari” nga Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Finlandës arrin në Kosovë, pritet në Aeroportin “Adem Jashari” nga Donika Gërvalla

Lajme
Kalo në kategori