LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë jep mbi 300 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë jep mbi 300 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se do t’i ndajë Ukrainës 335 milionë dollarë për ofrimin e “ndihmës në siguri”, pas një takimi të realizuar ndërmjet zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Ndihma është shumë e nevojshme për Ukrainën, pasi vendi po përballet me një krizë ekonomike që kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe nxiti një revoltë separatiste në lindje të Ukrainës.

Përderisa Uashingtoni e përkrahë qeverinë pro-perëndimore të Ukrainës, njëkohësisht është i shqetësuar për nivelin e korrupsionit në Kiev. Këto shqetësime janë adresuar më herët këtë javë, kur Ukraina shkarkoi kryeprokurorin e vendit, i cili pretendohet se kishte zvarritur hetimet e nivelit të lartë të korrupsionit, transmeton Rel.


Shtëpia e Bardhë tha se Biden i ka thënë Poroshenkos se Ukraina do të marrë edhe më shumë ndihmë nëse i vazhdon përpjekjet për instalimin e reformave të reja në qeveri.

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori