LAJMI I FUNDIT:

Stojanoviq habitet pse nuk vazhdon ndërtimi i kishës në hapësirën e UP-së

Stojanoviq habitet pse nuk vazhdon ndërtimi i kishës në hapësirën e UP-së

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka deklaruar se pret presion të bashkësisë ndërkombëtare për t’u zbatuar Marrëveshja e Brukselit dhe se Prishtina duhet të marrë përgjegjësi e të zbatojë atë për të cilën është marrë vesh.

Ai, duke komentuar krizën aktuale në Kosovë, ka thënë se të gjitha të tjerat, pos Marrëveshjes së Brukselit, janë çështje brendashqiptare të cilat duhet t’i zgjidhin vetë shqiptarët dhe ka shtuar se atij i intereson vetëm zbatimi i asaj që është në dobi të serbëve të Kosovës.

“Ne kemi një mal problemesh që tash nuk mund t’i zgjidhim, administratat lokale janë me probleme serioze, nuk funksionojnë, njerëzit po na ikin, po shpërngulen, ky është proces që nuk po ndalet tash e 17 vjet, herë ishte më i vogël, herë ishte më madh, por ai po zgjat. Për fat të keq edhe këto janë probleme që duhet t’i zgjidhim”, ka thënë Stojanoviq në B92, transmeton Koha.net.


“Kurrë shumica nuk e ka marrë përgjegjësinë dhe esencialisht as tash shumica nuk interesohet si jetojnë serbët. Serbët po zhduken dhe nëse vazhdon kështu, ato me siguri do të zhduken nga shumë rajone ku tash janë shumicë absolute dhe atje ku jetojnë e ekzistojnë”.

Për këtë arsye, ka thënë ai, është i nevojshëm formimi i Asociacionit të Komunave serbe dhe ka shtuar se “dikush ka pasur 17 vjet kohë për të punësuar serbët në termocentralin në Obiliq, por s’e ka punësuar asnjë serb”, ka thënë Stojanoviq.

Ai po ashtu ka thënë se ka pasur kohë qe 17 vjet që dikush të ndihmojë për t’u ndërtuar tempulli Krishti Shpëtimtar (kisha ortodokse në hapësirën e UP-së).

Për këtë tempull në 99 për qind të rasteve flitet keq dhe janë të rrallë njerëzit që janë të gatshëm të thonë se serbët kanë të drejtë për të pasur tempullin e tyre në qendër të Prishtinës.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori