LAJMI I FUNDIT:

Rama zyrtarizon ftesën për Bashën: Hajde të flasim sy më sy. A je gati?

Rama zyrtarizon ftesën për Bashën: Hajde të flasim sy më sy. A je gati?

Zyrtarisht kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama fton Lulzim Bashën për tryezën e dialogut të nivelit të lartë

Në ftesën që mban datën 31 mars dhe firmën e kryetarit të PS-së, njëkohësisht kryeministrër, Rama shkruan se kërkon të ngrejë një forum mes shumicës dhe pakicës, pa prezencën e ndërkombëtareve. Në ftesë nënvizohet se është gati për të diskutuar për modalitetin por ky forum nuk do të zëvendësojë apo paralizojë asnjë instancë tjetër të komunikimit institucional të përhershëm apo të përkohshëm mes koalicionit qeverisës dhe opozitës.

Ftesa mbyllet me pyetjen: “Ne jemi gati po ju A jeni gati?”


Ftesa

“Në këndvështrimin tonë ky forum i përbashkët nuk do të zëvendësojë apo paralizojë asnjë instancë tjetër të komunikimit institucional të përhershëm apo të përkohshëm mes koalicionit qeverisës dhe opozitës. Ky, sipas nesh do të ishte natyrisht nëse edhe ju do të keni të njëjtin vullnet si dhe ne për të diskutuar hapur sy më sy, sipas agjendave e modaliteteve të dakordësuara plotësisht, një mekanizëm më shumë në komunikimin e nevojshëm mes palëve politikë në Shqipëri.

Le të provojmë t’u japim qoftë njerëzve tanë dhe qoftë partnerëve të këtij vendi provën e një vullneti të përbashkët për ti dhënë mosdakordësisë politike mes palëve një përmasë kaq të munguar civilizimi.

Jemi plotësisht të hapur për çdo propozim nga ana juaj lidhur me formatin dhe mënyrën e funksionimit të këtij forumi. Por paraprakisht dëshirojmë të dimë nëse dhe ju dëshironi këtë përpjekje të re për komunikim mes nesh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori