LAJMI I FUNDIT:

Raport: iOS 9.3 më stabil se Android 6.0

Raport: iOS 9.3 më stabil se Android 6.0

Sipas një raporti të ri të publikuar nga firma e analizave të aplikacioneve mobile Apteligent, thuhet se versioni i fundit i iOS – 9.3 është ndërtimi më i qëndrueshëm i ri i bërë ndonjëherë nga Apple.

Raporti zbuloi se  norma e dështimit të këtij softueri të ri të Apple është vetëm në 2.2% në tetë ditët e fundit.

Versionet e tjera të mëdha, duke përfshirë iOS 8, 9, dhe 9.2, kishin norma që kalojnë shifrën prej 3.2% për të njëjtën periudhë kohore.


Përveç kësaj, raporti zbuloi se është norma e dështimit të iOS 9.3 ishte edhe më mirë se ajo e Android 6.0 Marshmallow, i cili pa një normë të dështimit prej 2.6%.