Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në mesin e mijëra veprimeve dhe ndryshimeve që do të sjell në të gjitha sferat e shoqërisë, përcakton edhe krijimin e katër mekanizmave institucional nëpërmjet të cilave do të formalizohet dialogu politik dhe institucional ndërmjet Kosovës dhe BE-së.
Në një prononcim për KosovaPress, ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka bërë të ditur se MSA-ja e cila hyn në fuqi këtë të premte, parasheh formimin e Këshillit për Stabilizim Asociim; Komitetit për Stabilizim Asociim; Nën-komiteteve për Stabilizim Asociim si dhe Komitetit Parlamentar për Stabilizim Asociim.
“Nëpërmjet këtyre mekanizmave ndër-institucional do të mbikëqyret zbatimi i kësaj marrëveshje, do të shqyrtohen të gjitha çështjet relevante që dalin nga marrëveshja, do të merren vendime si dhe do të trajtohen dhe analizohen në detaje çështje të ndryshme që lidhen me të, me qëllim që kjo marrëveshje si instrument kyç për përafrimin dhe integrimin e Kosovës në BE, të implementohet suksesshëm dhe në kuadër të afateve të përcaktuara”, ka shpjeguar ministri Çollaku.
Organi më i lartë politikë ndërmjet Kosovës dhe BE-së, do të jetë Këshill i i Stabilizim Asociimit (KSA)me mandat vendimmarrës, të cilin do ta bashkëkryesojë nga ana e Kosovës ministri Çollaku dhe një përfaqësues i lartë nga BE-ja.
Edhe në dokumentin e MSA-së, thuhet se zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit do të mbikëqyret nga Këshilli i Stabilizim Asociimit që do të kryesohet me rotacion nga një përfaqësues i Bashkimit Evropian dhe një përfaqësues i Kosovës.
“Në vazhdën e takimeve të rregullta, Këshilli do të shqyrtojë të gjitha çështjet relevante që dalin nga Marrëveshja dhe të gjitha çështjet dypalëshe apo ndërkombëtare me interes të ndërsjellë. Brenda fushëveprimit të Marrëveshjes, Këshilli do të ketë fuqinë të marrë vendime (detyrimore sa i përket implementimit për të dyja palët) dhe do të japë rekomandime. Secila palë do t’i referojë kontestet që kanë të bëjnë me zbatimin ose implementimin e Marrëveshjes në Këshill, i cili do t’i zgjidhë ato me a në të vendimeve detyrimore”, ka shpjeguar Çollaku.
Po ashtu ka theksuar se ky këshill do t’i ndihmojë në ushtrimin e detyrave të tij Komitetit të Stabilizim Asociimit, një tjetër organ ky i përbashkët, i përbërë nga përfaqësues të BE-së dhe përfaqësues të Kosovës.
Në dokumentin e MSA-së, thuhet se Komiteti i Stabilizim Asociimit mund të krijojë nën-komitete dhe grupe të veçanta. Megjithatë, MSA-ja përcakton në mënyrë të veçantë krijimin e një nën-komiteti i cili do të trajtojë çështjet e migracionit.
MSA-ja po ashtu parashikon edhe krijimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që do të jetë një forum për anëtarët e Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian për t’u takuar dhe shkëmbyer mendimet në intervale të cilat i përcakton vetë Komiteti.
“Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asociimin do të kryesohet me rotacion nga përfaqësues të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës. Dialogu, në kuadër të Komitetit do të jetë një mekanizëm për konsultime dhe një mekanizëm i nevojshëm në funksion të zbatimit të detyrimeve parlamentare të ndërmarra në kuadër të MSA-së”, thuhet në marrëveshje.
Lidhur me këtë, ministri i Integrimit Evropian ka vlerësuar se roli i Kuvendit të Republikës së Kosovës në procesin e integrimit të Kosovës në BE, do të jetë jetik.
“Krahas rolit tejet të rëndësishëm në procesin e ratifikimit të MSA-së dhe me debatet mbi çdo aspekt të implikimeve të dispozitave të saj në proceset reformuese në Kosovë, aktivitetet e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe të Komisionit për Integrime Evropiane janë shumë të rëndësishme. Kuvendi i Kosovës do të fuqizohet tutje duke marrë rolin mbikëqyrës në procesin e implementimit të suksesshëm dhe në afat të të gjitha detyrimeve të ndërmarra në kuadër të MSA-së, në veçanti sa i përket harmonizimit t ë legjislacionit të Kosovës me atë të acquis”, ka theksuar ndër të tjera Çollaku. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ramabaja: Rritja e pensioneve është pjesë e programit zgjedhor të LVV-së
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet
Dialogu, Abdixhiku: Jo në tryeza të parëndësishme, në muajt e parë do të ulem për marrëveshje direkte me SHBA-në
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia