LAJMI I FUNDIT:

Miftari: Mund të rikërkohet ekstradimi i Asllanit

Miftari: Mund të rikërkohet ekstradimi i Asllanit

Nënshkrimi i marrëveshje mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ekstradim ka një rëndësi të jashtëzakonshëm dhe tregon se SHBA-të kanë besim në drejtësinë kosovare, në të cilën kanë investuar miliona euro, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova, njohësi i çështjeve juridike nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftari.

“Rëndësia e kësaj marrëveshje është jashtëzakonisht e madhe. Me anë të saj përcaktohen kriteret për rritjen e bashkëpunimit mes Amerikës e Kosovës”, ka thënë Miftari.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa dyshim se besojnë në sistemin e drejtësisë në Kosovë.


“Sepse SHBA-të kanë investuar me qindra miliona euro në trajnimin e agjencive që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, prandaj SHBA-ja nuk lejon që ky investim të shkojë huq”.

Miftari ka treguar edhe proceduarat se si fuqizohet marrëveshja e nënshkruar sot nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

“Kosova e ka procedurën e thjeshtë. Dekretimi duhet të bëhet nga Presidenti i shtetit të Kosovës. Kurse në SHBA çështja është më e komplikuar. Presidenti ia drejton senatit amerikan përmes një letre njoftuese, më pas senati jep pëlqimin dhe në fund Presidenti e dërgon për ratifikim”, tha ai.

Kjo proceduar, sipas Miftarit, zgjatë rreth një vit.

Ai ka folur edhe për mundësinë e ekstradimit të individëve të caktuar nga SHBA-të në Kosovës dhe anasjelltas.

“Personi i kërkuar më herët nga SHBA-të ishte Bajram Asllani, por gjykata e EULEX-it e kishte refuzuar këtë kërkesë, prandaj tani mund të bëhet një rikërkesë për ekstradimin e Asllanit”, ka treguar Miftari.

Bajram Asllani është i listuar në sajtin zyrtar të FBI-së si person i kërkuar. Ai aty cilësohet si njëri “i armatosur dhe i rrezikshëm” dhe bashkëpunëtorë me militantë të Shtetit Islamik, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori