LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina – Beroe, trajnerët flasin para ndeshjes

Sigal Prishtina – Beroe, trajnerët flasin para ndeshjes

Sigal Prishtina të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).

Kampionët në fuqi të BIBL-it janë nikoqirë të skuadrës bullgare, Beroe, të cilën një javë më parë në Stara Zagora e kanë mposhtur me rezultat 89:75 dhe kështu e kanë bërë një hap të madh drejt finales.


Trajneri i Prishtinës, Antonis Constantinides, lojtari Willie Kemp dhe trajneri i Beros, Lubomir Minchev, kanë folur para ndeshjes.

Antonis Constantinides, trajner i Sigal Prishtinës: “Do të ishte gabim i madh nëse mendojmë se jemi qysh tani në finale, duke harruar ndeshjen e parë dhe ne duhet të fillojmë nga zero. Me këtë logjikë mund të fitojmë ndeshjen dhe të kualifikohemi në finale. Beroe po luan shumë mirë dhe nëse ne nuk luajmë mirë, atëherë do të kemi shumë probleme. Të gjithë jemi gati për këtë ndeshje dhe do të japim maksimumin të jemi në finale të Ligës Ballkanike për herë të dytë radhazi. Jam i sigurt se tifozët tanë do të jenë të jashtëzakonshëm edhe një herë dhe do të na japim më shumë energji dhe fuqi, gjë që e kanë bërë deri më tani”.

Willie Kemp, basketbollist i Prishtinës: “Beroe është një ekip i mirë dhe këtë e kam thënë edhe para ndeshjes së parë. Takimi i parë ishte mjaft i vështirë, por arritëm të fitojmë. Ne e dimë se ata vijnë këtu për të fituar, për të luajtur fortë dhe të kualifikohen në finale. Ne nuk mund të jemi fare të relaksuar. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe do të japim maksimumin për t’u kualifikuar”.

Lubomir Minchev, trajner i Beroe-s: “Është detyra jonë të luajmë për fitore. Ne nuk jemi të dorëzuar dhe do të shkojmë të fitojmë. Në takimin e parë kemi bërë disa gabime, që do të mundohemi mos t’i përsërisim në ndeshjen e dytë”.

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori