LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH: BDI dhe VMRO-DPMNE të mos bllokojnë punën e PSP-së

Lëvizja për Reforma PDSH ka reaguar në lidhje me iniciativën e paralajmëruar të deputetëtëve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për të ndryshuar ligjin e procedures penale, me ç’rast ky ndryshim-ligj bëhet me tendencë politike, për të zgjatur, stër-zgjatur dhe bllokuar procedurat dhe procesuimin e lëndëve që dalin nga Prokuroria Speciale. Kështu thuhet në reagimin e LR-PDSH-së drejtuar Telegrafit në Maqedoni.

”Ne si LR PDSH kërkojmë nga partitë në pushtet VMRO-DMNE dhe BDI që sa më parë të heqin dorë nga ky propozim, që është në kundërshtim me Marrëveshjen e nënshkruar të Përzhinës dhe të mbajnë duart sa më larg ligjeve që e cënojnë vetë sistemin demokratik dhe juridik të vendit.

LR PDSH vlerëson se interesat e qytetarëve të RM-së janë mbi interesat e ngushta klanore dhe politike të partive politike, në kuadër të kësaj, vlerësojmë se ikje nga drejtësia nuk ka, çdo kush që ka bërë shkelje ligjore, keqpërdorim të detyrës zyrtare etj, duhet të përgjigjet për veprat e bëra.”thuhet në reagimin e LR-PDSH-së./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Vazhdon mbledhja e Ramës me socialistët në Dajt, a do të ndryshojë ministrat?

Vazhdon mbledhja e Ramës me socialistët në Dajt, a do të ndryshojë ministrat?

Lajme
Haradinaj kritikon Qeverinë: Goditja e mësuesve në xhep dhe dinjitet vazhdon edhe këtë vit shkollor

Haradinaj kritikon Qeverinë: Goditja e mësuesve në xhep dhe dinjitet vazhdon edhe këtë vit shkollor

Arsim
Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori