LAJMI I FUNDIT:

Arsimtarët në Shkup trajnohen për nxënësit me nevoja të veçanta (Video)

Arsimtarët në Shkup trajnohen për nxënësit me nevoja të veçanta (Video)

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në bashkëpunim me Shoqatën Beyaz Ay nga Turqia, kanë hapur seminarin me “Program për trajnimin e mësuesve për zhvillimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara”.

Në kuadër të këtij seminari do të trajtohen tema të rëndësishme të kësaj lëmie ku do ti kushtohet vëmendje edhe rëndësisë së familjes në arsimin e fëmijëve me pengesa. Koordinatori i TIKA-s në Shkup, Teoman Tiryaki, theksoi se ideja e projektit ka dalë si rezultat i konsultimeve me përfaqësuesit e Shoqatës Beyaz Ay në kuadër të vizitës së tyre vitin e kaluar në Maqedoni.

“Konstatuam që është e drejtë që të fillojmë me një trajnim disa ditor këtu në Republikën e Maqedonisë dhe pastaj disa ekspertë të lëmisë së tyre të vazhdojnë këtë trajnim në Republikën e Turqisë. Faza e tretë e kësaj iniciative është që pas trajnimeve, të konstatohen lëmitë në të cilat kemi nevojë për përmirësim dhe të përmirësohet kjo gjendje”, deklaroi Teoman Tiryaki, koordinator i TIKA-s në Shkup.


Ndërkaq, përfaqësuesi i Shoqatës Beyaz Ay, Osman Demirci tha se me mësuesit do të bisedojnë rreth asaj se çka mund të bëjnë që t’iu mundësojnë fëmijëve në Maqedoni ti tejkalojnë pengesat.

“Çdo individ që vepron në këtë lëmi e dimë që karakteristika parimore e këtyre individëve është sakrifikimi për shkak që është një lëmi, është një profesion që kërkon tepër sakrificë, prandaj dua të theksoj se jeni duke ushtruar një profesion tepër të shenjtë. Ne në Republikën e Turqisë të gjithë këto fëmijë të cilëve i qasemi me aktivitete tona, i qasemi grupeve fëmijësh të veçantë të specializuar, personave që nuk kanë asnjë negativitet, karakteristikë apo dimenzion negativ as në karakterin as në veprimet e tyre”, ka thënë Osman Demirci, Përfaqësuesi i Shoqatës Beyaz Ay.

Ndërkohë, koordinatori i TIKA-së theksoi se kanë dërguar kërkesë për ndërtimin e një qendre e dhe pastaj ky veprim të zhvillohet edhe në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë mirëpo nuk kanë marrë akoma leje nga Komuna e Çairit. Pas përfundimit të këtij projekti ekspert të ndryshëm të vendit do të dërgohen në Turqi që t’iu mundësohet të marrin pjesë në trajnime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori