LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: AKR-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni

Pacolli: AKR-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni

Aleanca Kosova e Re nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni ka thënë kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli.

Ai, duke iu përgjigjur disa zërave që thonë të kundërtën, ka mohuar koalicionet eventuale të partisë së tij me ndonjë tjetër forcë politike, në këtë fazë.

“Po shoh në disa mediume që po qarkullojnë lajme të rreme se AKR do të përfshihet në ndonjë koalicion të ardhshëm. Dua vetëm t’ua sqaroj se AKR nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni. AKR do të garojë e vetme”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.


Lexojeni të plotë postimin e Pacollit:

“Po shoh në disa mediume që po qarkullojnë lajme të rreme se AKR do të përfshihet në ndonjë koalicion të ardhshëm. Dua vetëm t’ua sqaroj se AKR nuk do të jetë pjesë e asnjë koalicioni. AKR do të garojë e vetme. AKR nuk është e interesuar vetëm të kalojë pragun zgjedhor sa për të patur disa deputetë në Kuvend.

AKR është duke punuar me programin dhe elektoratin e vet për të arritur konsensusin mbi 20% në mënyrë që të mund ta drejtojë qeverinë dhe të implementojë programin e vet qeverisës, i cili do të jetë 100% ekonomik, e që do të ndryshojë tërësisht këtë situatë të padurueshme në Kosovë; do të sigurojmë një rritje ekonomike mbi 12%. Me këtë rritje ekonomike do të krijojmë mundësi punësimi për shumë e shumë te rinj.

Buxheti i Kosovës do të filloj të alimentohet në katër vitet e para nga të hyrat e veprimtarive ekonomike (25% në vit, për katër vite pavarsim total). Vetëm me aktivizimin e zinxhirit të mbyllur në bujqësi, nëpërmes tri zonave agroekonomike me programin e AKR do të reduktohet importi i prodhimeve bujqësore, do të rritet eksporti në mënyrë progresive dhe do të krijohen shumë vende të reja pune.

Është e ditur se programi i AKR-së parasheh reduktimin drastik të tepricës administrative në favor të kualitetit e efiçencës.

I bindur që vullneti i qytetarëve kërkon të ketë ndryshime, të hapen vende pune, të kemi një shtet në kuptimin e plotë të fjalës, ne vazhdojmë të punojmë që AKR të ketë 20% në zgjedhjet e ardhshme.

Kosova nuk mund të humbë kohë me qeveri që vetëm shfrytëzon paranë e qytetarit pa krijimin e asnjë perspektive” (sic), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori